Date of Award
Winter 1-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Naim Preniqi
Language
Albanian
Abstract
Meqenëse numri i web aplikacioneve është në rritje dhe këto web aplikacione gjithnjë e më tepër po bëhen më komplekse, atëherë edhe kërkesat për performancë të avancuar rriten njëkohësisht. Padyshim, nga çdo web aplikacion secili nga ne kërkon që të jetë mjaft i shpejtë, por në të njëjtën kohë edhe të ketë siguri. Me një klikim në një faqe në web, dëshirojmë që ajo të ngarkohet mjaftë shpejtë ashtu që të përfundojmë punët e caktuara dhe t’i dedikohemi punës tjetër. Në të kundërtën, nëse faqja ngarkohet shumë ngadalë, njeriu është i prirur që të dorëzohet për atë punë që ka për të përfunduar. Prandaj, performanca pa asnjë dyshim është faktori më i madh që ndikon që një web aplikacion të jetë fitues në krahasim me tjerët dhe në këtë mënyrë të kënaq kërkesat e klientëve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2653
Recommended Citation
Belegu, Nita, "TESTIMI I PËRFORMANCES SË WEB APLIKACIONEVE" (2021). Theses and Dissertations. 2131.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2131