Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Hajrullah Fejza

Language

Albanian

Abstract

Hyrja: Një trakeostomi është një vrimë e bërë në mënyrë kirurgjike, që kalon nëpër pjesën e përparme të qafës tuaj në trake, ose mbrapa. Trakeostomi quhet hapja ose stoma e bërë nga kjo prerje. Stoma mund të shërbej si rrugë ajrore ose mund të shërbeje si vend për vendosjen e një tubi të trakeostomisë. Mënyra e parë është kur kjo procedurë kërkohet në mënyrë urgjente dhe mënyra e dytë është kur nuk kërkohet më mënyrë urgjente. Një trakeostomi mund të përdoret për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë të jenë në ventilatorë për më shumë se dy javë ose që kanë kushte që bllokojnë ajrin.

Qëllimi: Qëllimi i punimit është identifikimi i shkaktarëve të trakeostomës dhe roli i infermierëve gjatë punës me personat me trakeostomë. Ky punim gjithashtu ka për qëllim që pacientët me trakeostomë të trajtohen me kohë, të marrin terapinë e duhur, kujdesi infermieror të jetë sa më adekuat, dhe të mundohemi të japim sa më shumë këshilla për kujdesin e trakeostomës.

Metodologjia: Metodologjia e këtij punimi konsiston në ri shqyrtimin e literaturës (secondary research), kjo metodologji është përdorur për të studiuar konceptet teorike të trakeostomës. Për këtë janë përdorur artikuj të shumtë studimorë, libra nga botimet më të ndryshme nga botues të famshëm botërorë.

Përfundimet: Sipas studimeve të bëra, mosha më e rrezikuar për një prognozë jo të mirë gjatë aplikimit të trakeostomisë është grupmosha 0-9 vjec. Kjo grupmoshë është mjaft delikate dhe jo shumë e kujdesshme, gjithashtu është një grupmoshë që nuk komunikon mirë me personelin shëndetësor. Grupmoshat nga 9-vjeç e më lart kanë prognozë shumë të mirë nga të gjithë pacientët që i nënshtrohen trakeostomisë.

Rekomandimet: Rekomandohen pacientët të bëjnë frymëmarrje të thella, kollitje të herë pas hershme që ndihmon në parandalimin e grumbullimit të sekrecioneve. Lëvizje të herë pas hershme që ndihmon në lëvizjen e sekrecioneve dhe nxerrjen jashtë të tyre. Fizioterapi e krahërorit dhe drenimi postural janë të rëndësishme në mobilizimin e sekrecioneve dhe është mir të përdoren gjatë periudhës post-operatore.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2708

Included in

Nursing Commons

Share

COinS