Date of Award
Spring 5-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Hajrullah Fejza
Language
Albanian
Abstract
Hyrje: Antibiotikët janë substanca të prodhuara nga një mikroorganizëm apo e derivuar prej sajë cila në mënyrë selektive shkatërron ose pengon rritjen e mikrobeve të tjera.
Qëllimi i punimit: Qëllimi i punimit të kësaj teme ishte zgjerimi i njohurive lidhur me përdorimin e antibiotikëve, efektet pozitive që kanë nëse përdoren siç duhet si dhe efektet negative qe sjell përdorimi i pakontrolluar i tyre.
Metodologjia: Për realizimin e këtij punimi është përgatitur një pyetësorë me të dhëna bazike demografike (gjinia, grup-mosha, edukimi etj.) si dhe janë përfshirë pyetje specifike lidhur me njohuritë, mendimet dhe qëndrimet e tyre rreth antibiotikëve. Ky hulumtim është kryer në Spitalin Rajonal dhe qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF-1) ku janë shpërndarë 100 pyetësorë dhe pjesëmarrës kanë qenë pacientët të cilëve u janë ofruar shërbime në këto institucione shëndetësore.
Rezultatet: Bazuar nga të dhënat e mbledhura nga pyetësorët, vërejmë se rreth 56.57% e pacientëve kryesisht pajtohen se “Antibiotikët shërojnë një numër të madh të sëmundjeve”. Rreth 70.71% pajtohen plotësisht që “Antibiotikët duhet të merren në intervale të caktuara kohore (p.sh çdo 8 orë). 41.41% nuk pajtohen fare se “Antibiotikët mund të ndërpriten që në zhdukjen e simptomave të sëmundjes”. Ndërsa 34.34% kryesisht pajtohen se “Rezistenca e baktereve në antibiotikë është problem i rëndësishëm i shëndetit publik në Kosovë.
Përfundim: Përgjegjësia për përdorim joracional të antibiotikëve nuk është vetëm e punëtorëve shëndetësore por një pjesë të madhe të saj e kanë edhe vetë të sëmurët, gjegjësisht përdoruesit e antibiotikëve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2873
Recommended Citation
Behluli, Elvira, "SHFRYTËZIMI I ANTIMIKROBIKËVE DHE PROBLEMI I REZISTENCËS ANTIMIKROBIKE" (2021). Theses and Dissertations. 2705.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2705