Date of Award

Spring 4-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Muhamet Avdyli

Language

Albanian

Abstract

Ne kete punim trajtohen ceshte te sigurise se kompanive. Nuk ka një zgjidhje të përhershme kur bëhet fjalë për sigurimin e të dhënave tuaja, por kastrategji për të minimizuar dëmin nëse kompania juaj sulmohet ndonjëherë. Duke qënë se të dhënat janë një nga burimet më të rëndësishme që ka një kompani – të cilat drejtojnë ekonominë globale dhe mbajnë organizatat në punë – do ishte më mire që ju të përfshiheni në diskutimin e sigurisë së të dhënave menjëherë.

Të dhënat janë elementi kryesor i shumicës së bizneseve sot dhe vëllimi i të dhënave vazhdon të rritet me 50% në vit, sëbashku me një rritje në numrin e serverave me 20% në vit. Dhe ndërsa qendra juaj e të dhënave rritet, po kështu rritet dhe krijimi i një qendre për ruajtjen e kopjeve rezervë (backup) - dhe në fund të ditës, rivendosja nuk është më e shpejtë. Rritja marramendese e të dhënava është një nga arsyet kryesore pse mjediset TI janë aq komplekse dhe pse puna e krijimit të një kopje rezervë të të dhënave është një nga punët më pak të dashura, por ende një nga proceset më të rëndësishme në TI.

Nëse kompanitë goditen nga një ngjarje negative e shkallës së lartë, ato duhet të kenë plane të mirë-vendosura për rikuperimin e Teknologjisë së infromacionit. Këto plane janë në gjendje të sigurojnë se, pavarësisht sulmeve kibernetike, mosfunksionimit të pajisjeve, uraganeve, tërmeteve apo fatkeqësive të tjera natyrore, proceset dhe procedurat kritike të biznesit mund të ruhen dhe rifillohen shpejt. Hapat e rëndësishëm e një plani rikuperimi në rast katastrofash përfshijnë rivënien në punë të serverave ose strukturave kryesore kompjuterike përmes krijimit tjë kopjeve rezervë të të dhënave, rivendosjen e shkëmbimeve mes degëve private ose sigurimin e rrjeteve lokale për të plotësuar nevojat e menjëhershme të biznesit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2810

Included in

Business Commons

Share

COinS