Date of Award
Spring 3-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Violeta Zefi
Language
Albanian
Abstract
Të dish të komunikosh me të tjerët është shumë e rëndësishme, si dhe të kesh aftësinë që t’i bësh të tjerët të të kuptojn atë që e flet të lehtëson çdo mardhënie me ta dhe të mundëson shmangien e keqkuptimeve dhe konflikteve. Andaj ne si infermier duhet të dim se komunikimi me pacientët, si dhe me familjarët është baza kryesore e punës apo obligimeve të një mantelbardhi.
Përmes këtij punimi diplome unë dëshiroj të zgjeroj njohuritë e mia në lidhje me komunikimin infermier-pacient në mjediset e kujdesit shëndetësor, përmes njohjes së procesit të komunikimit shëndetësor, njohjes së faktorëve ndikues dhe strategjive për tejkalimin e sfidave në lidhje me komunikimin. Gjithashtu përmes këtij punimi synoj edhe njohjen e mënyrës së komunikimit me pacientët me nevoja të veçanta dhe me pacientët e prekur nga kanceri, si dhe njohjen e mënyrës së komunikimit të lajmeve të këqija.
Që në momentin e parë të takimit apo kontaktit infermier-pacient krijohet një mardhënie bashkëveprimi me njëri-tjetrin, ku infermieri në disa raste luan rolin e dhënësit të informacionit, e në disa raste është marrësi i informatave që pacienti i shkëmben me të. Mikpritja, buzëqeshja, të dëgjuarit, të kuptuarit, sinqeriteti, dhënia dhe sqarimi i informacioneve e bëjn të mundur krijimin e besimit, sigurisë, ambientit të ngrohtë dhe lehtësojn marrjen e vendimeve dhe zgjidhjen e problemeve, e që këto së bashku na sjellin deri te komunikimi efektiv me pacientin.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2791
Recommended Citation
Demiri, Qendresa, "KOMUNIKIMI INFERMIER – PACIENT NË MJEDISET E KUJDESIT SHËNDETËSOR" (2021). Theses and Dissertations. 2646.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2646