Date of Award

Spring 4-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Haki Jashari

Language

Albanian

Abstract

Vaksinat zakonisht ndërtohen nga pjesë të virusit ndaj të cilave organizmi nxitet që të prodhoj antitrupa. Këto pjesë quhen antigjene, qe janë më së shpeshti pjesë e mikroorganizmave, mikroorganizma të vdekur ose të dobësuar, ose toksinave të tyre.

Megjithate, tash jane zbuluar edhe shume metoda tjera per krijimin e vaksinave gjenetike si ARN apo ADN Vaksinat.

Programet e shëndetit publik të vaksinimit masiv kanë çuar në kontrollin e sëmundjeve ngjitëse kundër të cilave është duke u luftuar ende. Vaksinimi është suksesi më i madh mjekësor i shekullit të XX-të dhe vaksinimi ka shpëtuar më shumë jetë se çdo ndërhyrje tjetër mjekësore në histori.

Përveç mbrojtjes individuale të arritur me vaksinim, programi optimal i imunizimit dhe zbatimi i tij arrijnë imunitet kolektiv (për sëmundjet njërëzore në njëri, nëse mbulimi i mjaftueshëm i popullsisë arrihet me vaksinim, transmetimi i sëmundjes do të ndërpritet (individët imunë do të mbrojnë të palindurin).

Në realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e rishikimit të dokumentacionit per

vaksinim të obliguar të cilin e posedon Qendra e Mjekesisë Familjare në Lipjan, janë marrë

të dhënat statistikore mbi numrin e pacientëve të vaksinuar në Qendrat e Mjekesisë

Familjare në Lipjan, periudhën Korrik-Dhjetor 2020.

Në këtë qendër të vaksinimit gjatë periudhes Korrik-Dhjetor janë vaksinuar gjithsejt 1491

persona, 481 të rritur dhe 1010 fëmijë.

Për dallim nga viti i kaluar vihej re dukshem se ka pasur luhatje të numrit të vaksinuarve,

varësisht prej muajve. Vlen të theksohet se ky vit kishte një rënje të dukshme të personave

të cilët mosha mbi 50vjeq me një rënje prej 14% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa te

fëmijët nuk ka ndryshime statistikore.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2780

Included in

Nursing Commons

Share

COinS