Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Petrit Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Planifikimi dhe dizajnimi i një objekti është një art dhe shkencë e projektimit me ekonomi dhe elegancë. I tërë procesi i planifikimit dhe dizajnimit arkitekturial, kërkon jo vetëm imagjinatën dhe të menduarit konceptual, por edhe njohjen e shëndoshë të shkencës së arkitekturës dhe inxhinierisë strukturore, krahas njohurive të aspekteve praktike, siç janë kodet përkatëse të dizajnit dhe skicat e mbështetura nga shembujt e eksperiencës. Procesi i dizajnimit fillon me planifikimin e strukturave kryesisht për të përmbushur atë që ai nuk është i vetëdijshëm për implikimet e ndryshme që përfshihen në procesin e planifikimit dhe dizajnimit. Kërkesat funksionale dhe aspektet e estetikës janë qëllimi parësor i dizajnimit arkitekturial por pa lënë anash edhe aspektin e sigurisë, përdorshmërisë, qëndrueshmërisë dhe ekonomisë së vetë objektit. Për këtë qëllim është përzgjedhur një lokacion në të cilin do të ndërtohet villa modern e cila është mishërim I ideve të reja në arkitekturë e më gjerë, një proklamim I thjeshtësisë dhe pastërtisë së formave, linjave, proporcioneve dhe materialeve, po ashtu edhe ndërlidhjes dhe organizimit të kthinave të ndryshme dhe ambientit të jashtëm.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2564

Included in

Architecture Commons

Share

COinS