Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mustafë Hasani

Language

Albanian

Abstract

Tatimi në pronë është jetik për funksionimin e komunave. Të hyrat nga TP-ja përdoren për të financuar investimet dhe shërbimet kyçe publike dhe mospagesa ose pagesa e vonuar mund të pengojnë në ofrimin e shërbimeve të tilla. Edhe për komunat në Kosovë, tatimi në pronë është një nga burimet kryesore të të hyrave dhe duke gjeneruar këto të hyra, komunat në vazhdimësi krijojnë parakushte për mëvetësi nga niveli qëndror dhe realizim permanent të procesit të decentralizimit fiskal, si synim strategjik për zhvillimin e komunave në të ardhmen. Rëndësia e të hyrave nga tatimi në pronë për komunat në Kosovë rritë nevojën për të zbatuar vjeljen e tij, ndërsa korniza ligjore u jep komunave të drejtën dhe i obligon ato për ta bërë këtë. Përkundër nxitjes për të vepruar konform ligjit që ky autoritet krijon, një pjesë e madhe e obligimeve tatimore mbetet e papaguar.

Komuna e Ferizajt me anë të inkasimit të tatimit në pronë arrinë që të financojë shumë projekte në të mirë të qytetarëve të saj.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2760

Included in

Business Commons

Share

COinS