Date of Award

Spring 5-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Shkelqim Berisha

Language

Albanian

Abstract

Ky punim diplome paraqet zhvillimin e aplikacionit për detektimin e akullit në rrugë të automobilave në platformën Android. Më saktsisht ky punim do të trajtoj dizajnimin dhe zhvillimin e një aplikacioni për detektim dhe raportim të akullit në rrugë të automobilave. Gjate stinës së dimrit problemi kryesor i vozitësve të automobilave është vozitja gjatë dhe pas reshjeve të borës, për shkak të formimit të akullit në rrugë. Për të mbajtur rrugët gjithmonë të pastruara gjatë dimrit është një gjë sfiduese, sepse moti i keq degradon gjendjen e rrugëve për një periudhë të shkurtër kohore. Gjëja më e rëndësishme është që vozitësit të lajmrohen në lidhje me kushtet e rrezikshme të rrugës, e posaqërisht kur ka reshje të borës, gjë të cilën e ofron aplikacioni i zhvilluar i cili pos detektimit gjithashtu do të njoftojë vozitësin për rrezikun nga akulli. Në momentin që detektohet akull në rrugë, së pari njoftohet vozitësi për rrezikun dhe pastaj ajo rruge regjistrohet si pikë rreziku në hartë. Në hartën që ofron aplikacioni regjistrohen të gjitha pikat në të cilat ka rrezik për akull dhe në bazë të kësaj harte vozitësi mund të planifikojë rrugën në të cilën do të kaloj dhe t’i menjanon rrugët e rrezikshme apo të jetë i përgaditur paraprakisht për rrezikun e rreshqitjes në rrugë.

Mënyra se si është krijuar aplikacioni, struktura, gjuha programuese dhe teknologjitë e përdorura janë të shpjeguara në kuadër të temës së diplomës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2920

Share

COinS