Date of Award
Spring 4-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Anita Sadikaj
Language
Albanian
Abstract
Hyrje: Secili infermier i cili njeh detyrat dhe përgjegjësitë infermierore që nga shpërthimi global i COVID-19, i është përgjigjur thirrjes për t'u kujdesur për të prekurit nga koronavirusi dhe për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes vdekjeprurëse. Ofruesit e kujdesit shëndetësor gjatë këtij viti kanë dëshmuar se janë luftëtarët shëndetësorë që e kanë marrë përgjegjësinë me shumë dëshirë dhe përkushtim.
Qëllimi i punimit: Qëllimi i këtij punimi është analizimi i njohurive dhe qëndrimeve te punëtorët shëndetësor mbi COVID-19 në QKMF të Istogut dhe QMF në Ulpianë të Prishtinës dhe ndërlidhja e tyre me faktorët demografik.
Metodologjia: Hulumtim korrelacional prospektiv me një matje të vetme, i realizuar përmes pyetësorit të hartuar, në QKMF në Istog dhe QMF në Ulpianë. Në punim janë përfshirë mjekët, infermierët, farmacistet, stafi teknik dhe të tjerët. Paraprakisht, është marrë leja nga drejtorët e QKMF-ve. Për analizimin e të dhënave është përdorur programi statistikorë SPSS ku dhe kemi bërë analizat statistikore.
Rezultatet: Gjithsej kemi pranuar 100 përgjigje nga personeli mjekësorë. Prej tyre 38% ishin meshkuj (n=38/100), dhe 62% ishin femra (n=62/100). 50% të anketimeve janë bërë në QKMF në Istog, kurse 50% të tjera janë realizuar në QMF nr.5 në Ulpianë, Prishtinë. Mosha mesatare e personelit ± DS ishte 38.47 ± 15.96 vjeç. Prej 100 të anketuarave, 18% (n=18/100) ishin me profesion mjek/e; 51% (n=51/100) ishin me profesion infermier/e; 8% ishin me profesion farmacist/e (n=8/100); 9% ishin me profesion që i takonin stafit teknik (n=9/100); kurse 14% i takonin profesioneve tjera (n=14/100). Mesatarja e viteve të punës së punëtorëve ± DS ishte 9.59 ± 9.33 vite punë. Kemi gjetur dallime signifikante ndërmjet grupmoshave dhe eksperiencës me nivelin e njohurive dhe qëndrimeve. Kemi gjetur ndërlidhje signifikante ndërmjet moshës dhe eksperiencës me njohuritë.
Përfundim: Niveli i njohurive dhe qëndrimeve në hulumtimin tonë është i lartë sikur në punimet e tjera të raportuara. Ngjashëm me punimet tjera edhe në punimin tonë kemi gjetur dallime në mes grup-moshave dhe eksperiencës në raport me nivelin e njohurive dhe qëndrimeve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2773
Recommended Citation
Haxhiaj, Çlirim, "NJOHURITË DHE QËNDRIMET E PUNËTORËVE SHËNDETËSORË NË NIVELIN PARËSORË MBI COVID-19" (2021). Theses and Dissertations. 2601.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2601