Date of Award

Summer 8-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bashkim Nurboja

Language

Albanian

Abstract

Nisur nga fakti se bizneset janë një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomike të një vendi, dhe nga fakti se bizneset dhe ekonomia luajnë një rol kyç dhe jetësor në shoqërinë e çdo vendi, në këtë punim të do të analizohet zhvendosja e bizneseve drejt e-commerce në kohë pandemie. Gjithashtu, vlen të theksohet se zhvendosja e bizneseve drejt e-commerce në kohë pandemie është rritur me një intensitet të pa parashikuar e ku edhe do të analizohen të dy anët e medaljes së zhvendosje së bizneseve gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Pandemia transformoi intenzivisht trendët globale, në këtë hulumtim përcaktohen tendencat e tregtisë elektronike në gjendjen vështirë të pandemisë si dhe përparimi i afërt në tregtinë elektronike që mund të ndikojë te konsumatori sjellja në të ardhmen. Ky artikull shqyrton që tregtia elektronike u rrit për shkak të pandemisë. Tregtia elektronike është bërë një burim zëvendësues i tregtisë tradicionale, i konsideruar si kryesori në këtë gjendje momentale ku shitësit/ bizneset elektronikë sigurojnë mallra që zakonisht konsumatorët i kanë blerë në dyqane tradicionalisht.

Në këtë studim janë përdorur dy metoda kualitative dhe kuantitative në mënyre që bazamenti i punimit të jetë i ndërlidhur dhe kuptim plote, pra mundësia e analizimit, hulumtimit dhe publikimi i rezultateve të jetë sa më i besueshëm. Pjesa e hulumtimit sipas metodës kuantitative është e bazuar në intervistat e drejtpërdrejta me bizneset llojet e te cilave janë biznese: shërbyese si agjenci turistike, portale marketingu, transportues, biznese tregtare si tekstil, bizhuteritë, prodhuese dhe industrisë, , duke ju paraqitur një pyetësor me pyetje konkrete të cilat lidhen me realitetin në të cilin ndodhen bizneset. Besueshmëria i hulumtimit përforcohet edhe me ndihmën e metodës kualitative të literaturës e cila krijon një bazament teorik që ndërlidhet me hulumtimin ku se bashku këto dy metoda ngritin vlefshmërinë e temës. Metoda kuantitative nxjerre në pah anët pozitive dhe negative të cilat përballen bizneset gjatë zhvendosjes së tyre drejt e-commerce në kohën e pandemisë. Të dy format e hulumtimit ndihmojnë në adresimin e pyetjeve të ndryshme gjithashtu edhe në gjetjen e faktorëve të cilat ndikojnë dhe dirigjojnë bizneset drejt zhvendosjes së e-commerce gjatë pandemisë, gjithashtu theksojmë se dy format lehtësojnë marrjen e vendimeve për të zgjidhur rrugën më të mirë drejtë zhvillimit të bizneseve i cili është synimi i tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2942

Included in

Business Commons

Share

COinS