Date of Award
Spring 3-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Krenare Pireva Nuci
Language
Albanian
Abstract
Ueb aplikacionet që ofrojnë sistemet e rekomanduara tani më janë bërë trend që çdo uebfaqe t’i ketë në mënyrë që ta tërheqin përdoruesin dhe “mos ta lejojnë atë që të kalojë pa e klikuar sugjerimin e rekomanduar”. Kjo është arritur duke përdorur teknika të ndryshme si: Collaborative filtering, Content-Based filtering dhe Hybrid filtering, ku kjo e fundit ndihmon për tejkalimin e sfidave që na shfaqen në sistemet e rekomanduara.
Përdorimin e cloud shërbimeve na ofrojnë shumë kompani mirëpo ndër ato më të njohurat janë: Microsoft Azure, Amazon Web Services dhe Google Cloud. Studimet e shumta tregojnë që për të krijuar një sistem rekomandues nga fllimi është shumë sfidues, pasi që na nevojitet për të gjeneruar të dhëna në mënyrë që rekomandimet të jenë të suksesshme. Prandaj, brenda kësaj teme të diplomës është analizuar mundësia e krijimit të këtyre sistemeve përmes teknologjisë cloud dhe integrimit të tyre në aplikacionet tona. Prototipi i zhvilluar si pjesë e këtij hulumtimi ka të integruar disa algortime në të cilat është i mbështetur Azure Cognitive Search të cilat janë: algoritmi klasik i ngjashmërisë dhe algoritmi Okapi BM25. Nga dy skenariot që i kemi bërë në këtë prototip, rezultatet na tregojnë se koha minimale e përgjigjes gjatë kërkimit është 216 ms dhe 346 ms.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2839
Recommended Citation
Jashari, Gent, "Recommender Systems Using Cloud Technology" (2021). Theses and Dissertations. 2607.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2607