Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Agim Krasniqi

Language

Albanian

Abstract

Hipertensioni arterial është një problem shendetësor serioz me ndikime të rëndësishme për individët,familjet,komunitetet,shoqërine dhe shërbimet shëndetësore.Ajo është një nga sëmundjet më të shpeshta kronike,qe haset në shërbimin shëndetesor parësor.HTA primar ka prejardhje të panjohur por mund te varioj nga crregullimet hemodinamike dhe patofiziologjike dhe shkaktarë të tjerë.Trashëgimnia është një faktorë që hap rrugët dhe sëmundjet por mekanizmi qe e ve ne lëvizje ngelet i paqartë. Ekzistojne disa faktorë te mundshëm për zhvillimin e hipertensionin. Kjo shkaktohet nga disa shkaqe dhe për këtë arsye ndahet në dy grupe të mëdha: a) hipertension arterial esencial, i cili edhe pse bëhen një sërë ekzaminimesh nuk arrin të kuptohet se nga vjen. Kjo shpesh ka origjinë trashëgimie ose stresi, pra ka origjinë të brendshme. Dëmtimet vaskulare dhe renale që hipertensioni mund të shkaktojë rezultojnë me gjendje rezistente ndaj trajtimit. Rreziku i lidhur me rritjen e presionit të gjakut është i vazhdueshëm, me çdo rritje prej 2 mmHg të presionit sistolik shoqërohet me rritje të rrezikut për 7% të vdekjeve nga sëmundja iskemike e zemrës dhe rritje prej 10% nga insultet cerebrovaskulare. Shtypja sistolike dhe/ose diastolike e gjakut mund te rritet në çdo individ dhe kjo e fundit më e shpeshtë e rritur te njerëzit më të rinj se 50 vjeç. Presioni i gjakut është forca me të cilën gjaku lëviz nëpër arterie. Enët e gjakut mbartin gjakun nga zemra në të gjithë trupin, dhe zemra me kontraktimin e saj pompon gjakun në të gjithë trupin me anë të arterieve. Presioni i gjakut përbëhet nga dy komponente: Presioni sistolik i gjakut, i cili është niveli më i lartë i presionit të gjakut që arrihet kur zemra rreh apo pompon gjakun në arterie. Vlera normale e tij është ≤120 mmHg. Presioni diastolik i gjakut, i cili është niveli më i ulët i presionit të gjakut që arrihet kur zemra relaksohet midis dy rrahjeve të saj. Vlera normale e tij eshte ≤ 80 mmHg

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2812

Included in

Nursing Commons

Share

COinS