Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Valdete Serreqi

Language

Albanian

Abstract

Hyrje: Ka pasur punime të shumta që kanë parashikuar se njerëzit me sëmundje të rënda mendore do të jenë në rrezik të lartë gjatë kësaj periudhe.

Qëllimi: Të kuptojë gjendjen psikike të të sëmurëve me çrregullime psikotike kronike si rezultat i situatës së krijuar nga COVID-19.

Metoda: Është një studim kros-sektorial. Pacientët me Skizofreni dhe çrregullime të tjera psikotike ose kujdestarët e tyre kryesorë (91 pacientë dhe 47 kujdestarë) u intervistuan përmes telefonatave ose drejtpërdrejt gjatë periudhës së pandemisë, në lidhje me gjendjen e tyre psikike.

Rezultatet: Pas shfaqjes së pandemisë 99 ose 71.70 % e klientëve deklaruan se nuk kishin problem me gjumin, 3% nga klientët u shprehen se kishin ide suicidale si dhe 23.2% nga klientët u shprehën se kishin shfaqur më tepër sjellje agresive. 14.5% e klientëve deklaruan se nuk i kanë zbatuar rregullat e kufizimit të lëvizjës. 42 % e klientëve ishin më të frikësuar, 33% e klientëve ndiheshin të pa vullnet si dhe 25% ndiheshin më të shqetesuar për arsye të situatës së krijuar nga shfaqja e pandemisë Covid-19.

Konkluzionet: Është e vështirë të konkludosh për shkallën e vuajtjes së këtyre pacientëve andaj nevojiten studime të mëtejshme. Infermierët janë një pjesë e vlefshme e ekipit multidisiplinar në shërbimet e shëndetit mendor të bazuar në komunitet, si dhe në mbledhjen e të dhënave klinike për të sëmurët me çrregullime kronike.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2662

Included in

Nursing Commons

Share

COinS