Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Muhamed Tairi

Language

Albanian

Abstract

Infeksionet e traktit urinar (ITU) janë ndër infeksionet më të shpeshta dhe përbëjnë një problem të përditshëm. Ato prekin çdo moshë dhe kanë prirje të përsëriten apo të bëhen edhe kronike. Po ashtu ITU mbartin rrezikun e prekjes së organeve kryesore të traktit urinar, të veshkave, duke dhënë pielonefritin kronik.

Qëllimi: Punimi është realizuar me qëllim të rritjes së njohurive rreth infeksioneve të traktit urinar, mënyrës së paraqitjes, faktorëve të rrezikut si dhe kujdesin infermieror për pacientët me ITU.

Profesioni im, është i shenjtë. Unë si infermiere, me shumë dëshirë dua që ta trajtoj këtë qështje sa të mirë aq edhe delikate për të zgjeruar dijen tim si dhe tu tregoj se cilat jane infeksionet më të shpeshta urinare që prekin pacientët dhe cilët janë detyrat tona si infermier në kujdesin ndaj këtyre pacientëve, mbështetja emocionale dhe po ashtu dhënia e ndihmës në mënyrën më të mirë të mundshme! Kujdesi i duhur infermieror që ju ofrohet pacientëve me ITU është një trajtim që përmirëson kualitetin e jetës së pacientit dhe po ashtu e ndihmon pacientin të ndihet më me vetëbesim në tejkalimin e sfidave jetësore.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2727

Included in

Nursing Commons

Share

COinS