Date of Award

Spring 5-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Ariana Gjoni

Language

Albanian

Abstract

Ky studim ka për qëllim fitimin e njohurive të reja rreth temës së përzgjedhur, si shkak që koleksioni i përzgjedhur të përcjelli mesazhin e duhur. Njohja e historikut të lëvizjeve të artit përkatësisht’’ Minimalizmi’’, mënyra se si kanë evoluar që nga koha e kaluar e deri më sot, përshkrimi i minimalizmit na jep mundësinë që të përjetojmë atë kohë dhe pse vetëm në mendjet tona. Sot, minimalizmi zë vend të rëndësishëm në kulturën dhe artin e një vendi. Në mënyrë që të kuptojmë se si ndodhi ky fenomen i rëndësishum kulturor, është e rëndësishme të kuptojmë origjinën, të hulumntojmë evolucionin e tij dhe të gjurmojmë se si ka ndryshuar roli i tij me kalimin e kohës. Shumë njerëz e mendojnë minimalizmin ndryshe, se për të qenë minimalist duhet të jetosh me më pak se 100 gjëra, nuk mund të kesh makinë apo television, duhet të jetosh në një vend ku nuk është shumë i banueshëm, duhet të bëni ‘’jetë interneti’’ nuk duhet të keni fëmijë apo duhet të jesh një njeri i privelegjuar, por kjo nuk quhet minimalizëm. Minimalizmi nuk ka të bëj me ndonjëren nga këto, mirëpo mund që të na ndihmoj lidhur me disa gjëra që janë përmendur më lartë, me ata persona që dëshirojnë tërë kohën të udhëtojnë, mos të kenë makin apo television. Minimalizimi është një mjet që mund të na jap liri, liri nga frika, liri nga shqetësimet, lirinë nga të qenurit përfekt. Minimalizëm është liria e të dukurit perfekt pasi me minimalizmë mund të kuptojmë se ne duhet të vishemi ashtu si ndihemi më rahat dhe jo më bukur apo duke veshur korset që të bëjnë belin e ngushtë. Pra mund të themi se të jesh minimalist vetëm se ndjehemi më mirë, më komod në veshjet apo gjithqka tjetër rreth jush. Duke përfshirë minimalizmin në jetën tonë, ne jemi në gjendje të gjejmë lumturi të qëndrueshme - dhe kjo është ajo që të gjithë po kërkojmë. Të gjithë duam të jemi të lumtur. Minimalistët kërkojnë lumturinë jo përmes gjërave, por përmes vetë jetës; varet nga ju që të përcaktoni se çfarë është e nevojshme dhe çfarë është e tepërt në jetën tuaj.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2851

Included in

Nursing Commons

Share

COinS