Date of Award
Spring 4-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Naim Preniqi
Language
Albanian
Abstract
Databazat relacionale mund të konsiderohen tipike tradicionale për rolin dhe përdorueshmërinë që zotërojnë aktualisht. Pavarësisht që janë përdorur dhe vazhdojnë të përdoren për zgjidhje të problemeve të ndryshme, përdorimi i tyre po zbehet dhe mbulohet nga përdorimi i databazave jorelacionale, NoSQL, të cilat kanë fleksibilitet dhe kapacitet më të madh për t’u përgjigjur në kërkesat gjithnjë në rritje të teknologjisë, biznesit, apo fushave tjera.
Aktualisht, shohim tendencë të qartë të përdorimit të databazave në kohë reale (real-time databases) të cilat kanë mundësuar zgjidhjen e problemeve me të dhënat të cilat ndryshojnë në mënyrë dinamike. Këto të dhëna përpunohen dhe transmetohen te shfrytëzuesi në kohë edhe më të vogël se milisekonda, ashtu që i gjithë procesi i ngjan përpunimit në kohë reale. Pamundësia e databazës relacionale për të trajtuar (handle) raste të tilla të ndryshimeve dinamike, bën që fushëveprimtaria e tyre të jetë tejet e kufizuar karshi problemeve dhe kërkesave të fushave të ndryshme të jetës.
Në këtë punim do të analizohen karakteristikat e të dy databazave. Do të marrim shembuj konkretë të cilët tregojnë për strukturën e tyre, përparësitë që ka përdorimi i sëcilës në situata e hapësira të ndryshme, sikundër edhe jopërparësitë e secilës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2836
Recommended Citation
Kelmendi, Vesa, "DALLIMI MES DATABAZAVE RELACIONALE (SQL) DHE JORELACIONALE (NoSQL)" (2021). Theses and Dissertations. 2613.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2613