Date of Award

Spring 4-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Ardiana Hajdari – Gashi

Language

Albanian

Abstract

Hyrje – Hipertensioni është ndër faktorët më të rëndësishëm të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare duke përfshirë: sëmundjen koronare të zemrës, insuficiencën kardiake kongjestive, insultin ishemik dhe hemorragjik cerebrovaskular, insuficiencën renale dhe sëmundjet e arterieve periferike. Hipertensioni paraqet rritjen e presionit sistolik ≥140 mmHg dhe presionit diastolik ≥90 mmHg.

Qëllimi – Qëllimi i këtij punimi është që të bëhet vlerësimi i karakteristikave epidemiologjike dhe kujdesit infermieror tek pacientët me hipertension arterial të cilët janë trajtuar në ambulancën internistike të spitalit të përgjithshëm ’’prim.dr. Daut Mustafa’’ në Prizren.

Metodologjia – Ky hulumtim është i tipit deskriptiv. Të dhënat janë mbledhur përmes anketimit të pacientëve me Hipertension, të cilët janë paraqitur për vizita rutinë, në ambulancën internistike, pranë spitalit Rajonal, prim.dr. Daut Mustafa në Prizren. Në periudhën kohore 29 Mars – 08 Prill, 2021.

Rezultatet – Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve 61% kanë qenë të gjinisë femërore, dhe 39% i takonin gjinisë mashkullore. Grupmosha më e prekur nga hipertensioni ishte ajo mes 51 – 65 vjeç me 42%, dominon shkollimi i ulët me 44%, m të prekur janë pacientët me banim në qytet me 54%, shumica me 74% e pacientëve janë me kushte mesatare ekonomike, 70% janë deklaruar se marrin rregullisht këshilla nga infermieret, 68% janë shumë të kënaqur me kujdesin infermieror që u ofrohet.

Përfundimet - Faktorët individual me ndikim të madh në prevalencën e Hipertensionit janë mosha dhe gjinia e individëve të përfshirë në studim. Ndryshimet e stilit të jetesës janë më të vështira për t'u arritur tek femrat sesa tek meshkujt për disa arsye, e që mund të jenë kulturore dhe familjare. Pjesa më e madhe e pacientëve ishin me vendbanim në qytet, që mund të spjegohet me faktin se qytetarët bëjnë një jetë sedentare. Ngarkesa e pranisë së Hipertensionit mund të pakësohet me anë të diagnostikimit të hershëm, ndjekjes të përshtatshme të ecurisë, rehabilitimit dhe vazhdimësisë së parandalimit, duke përfshirë kurdoherë këshillimin e përshtatshëm për mënyrat e jetesës së shëndetshme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2792

Included in

Nursing Commons

Share

COinS