Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Agim Krasniqi

Language

Albanian

Abstract

Kjo temë do të diskutojë për të ushqyerit e të sëmurëve me hypertension dhe me diabet, në thelb është një problem serioz shëndetësor dhe është e rëndësishme për tu vlerësuar se si pacientët pas pranimit në institucionet e kujdesit shëndetësor trajtohen nga stafi mjeksorë, si e përdorin terapin dhe sa kanë ndikuar këshillat për ushqyerje tek këta pacientë. Në këtë temë do të shqyrtohet përgjegjësia e detyrës së kujdesit të pacientëve dhe përdorimi i mjeteve të vlerësimit të rrezikut, reduktimi i faktorëve të rrezikut (të brendshëm dhe të jashtëm), klasifikimi sipas stadeve, kujdesi infermieror, diagnostifikimi, komplikacionet e mundshme, parandalimi dhe trajtimi. Hipertensioni ose shtypja e lartë e gjakut është një sëmundje kronike jo ngjitëse në të cilën shtypja e gjakut ka nivele të larta në arterjet e gjakut. Dihet se presioni arterial nuk është konstant dhe në periudha të ndryshme gjatë ditës ndryshon nga vlerat më të larta gjatë sistolës në vlerat më të ulëta gjatë diastolës së zemrës. Nëse këto vlera i tejkalojnë kufijtë e përcaktuar për presionin ose shtypjen normale atëherë flasim për presion të lartë të gjakut ose hipertension. Sipas kritereve të përcaktuara nga OBSh (Organizata botërore e shëndetësisë) vlerat normale të presionit arterial sistolik janë rreth 120-140 mmHg ndërsa presioni diastolik duhet ti ketë vlerat rreth 80-90 mmHg. Diagnostikimi i hipertensionit është i komplikuar sepse ai varet edhe nga gjendja psikike e pacientit dhe ka vlera të ndryshueshme gjatë ditës. Shpesh shkaku i tij nuk është i përcaktueshëm dhe atëherë bëhet fjalë për hipertension esencial dhe mund të shfaqet edhe nga ndonjë defekt ose infeksion i ndonjë organi p.sh. i veshkave atëherë kemi hipertension sekondar (organik).

Diabeti është një sëmundje kronike jo ngjitëse dhe shfaqet kur pankreasi nuk prodhon insulinë ose prodhon një sasi të pakët insuline. Insulina, pra ky hormon që prodhohet nga pankreasi, lejon glukozën të hyjë në qelizat e trupit, duke na dhënë energjinë e nevojshme për të punuar, dhe për të jetuar normalisht, pra është vitale për jetën, tipet e diabetit dhe simptomat e diabetit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2781

Included in

Nursing Commons

Share

COinS