Date of Award

Summer 7-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Fadil U. Kryeziu

Language

Albanian

Abstract

Hyrje: Para vitit 1989 shërbimet e pacientëve në spital operonin përmes gjashtë spitaleve. Kujdesi primar shëndetësor u ofrua përmes klinikave të mëdha (shtëpive shëndetësore) në 29 komuna që mbikëqyrnin një rrjet të klinikave të vogla (ambulanta dhe punkteve).

Shumica e shqiptarëve të Kosovës u pushuan nga drejtimi dhe pozitat e larta në të gjitha shërbimet publike gjatë viteve 1990 deri në 1992. Shoqata Nënë Tereza krijoi një sistem paralel të kujdesit shëndetësor parësor me 96 klinika në të gjithë Kosovën, të punësuar dhe të përdorur nga kosovarët shqiptarë.

Kujdesi parësor është kujdesi shëndetësorë që është i pranueshëm, i gjithanshëm, i koordinuar dhe i vazhdueshëm. Ai ofrohet nga mjekë që janë trajnuar në mënyrë specifike dhe atë në të gjitha takimet e para dhe kujdesin e vazhdueshëm për personat e sëmurë ose ata me një shenjë, simptomë ose shqetësim të padiagnostifikuar dhe nuk kufizohet nga origjina e problemit, sistemi i organeve apo gjinia.

Mjekësia Familjare angazhohet me individ autonom përgjatë fushave të prevencës, diagnostikimit, shërimit, kujdesit dhe kujdesit paliativ duke i shfrytëzuar dhe integruar resurset në dispozicion pranë sistemit të kujdesit shëndetësor me qëllim që të jenë në interes më të mirë të pacientit dhe familjes së tij.

Infermierët Familjare janë praktikantë të avancuar të infermierëve të regjistruar që punojnë në mënyrë autonome ose në bashkëpunim me profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor për të ofruar kujdes familjar.

Qëllimi: Qëllimet kryesore të këtij hulumtimi kanë qenë identifikimi i rolit të kujdesit infermieror në Kujdesin Parësorë Shëndetësor, respektivisht në mjekësinë familajre.

Si qëllim i dytë kemi përcaktimin e arsyeshmërisë së infemierëve me vendin e tyre të punës në këtë nivel të kujdesit shëndetësorë.

Si qëllim i tretë kemi pasë hulumtimin e raportit infermier dhe menaxhment të kujdesit në mjekësinë primare.

Metodologjia: Për realizimin e këtij hulumtimi është përdor metoda kuantitative. Si grup i cakut kanë shërbyer të gjithë infermierët që punojnë në institucionet shëndetësore publike. Grumbullimi i të dhënave është bërë me anë të pyetësorit. Është pregaditur pyetësori me pyetje të mbyllura. Plotësimi i këti pyetësori është bërë nga infermierë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, QMF, AMF dhe në Qendrën Urgjente, pyetësorin e kanë plotësura 50 infermierë. Për analizimin më të saktë të gjetjeve nga të dhënat e pyetësorëve është shfrytëzuar programi SPSS 12 dhe Microsoft Office Excel. Paraqitja e të dhënave nga pyetësorët është bërë në formën tabelare dhe grafik edhe përllogaritje kemi përfshirë frekuencën (ƒ) dhe përqindjen (%).

Rezultatet: Në hulumtim janë përfshirë 50 infermierë, sa i përket gjinisë pyetësorin e kanë plotësuar 12 meshkuj ose (24.00%) dhe 38 femra apo (76.00%). Pjesa me e madhe e infermereve e kaneë të përfunduar trajnimin 6 mujor për infermeiri familjare, pra 42 infermierë apo (84.00%), ndërsa për kohëzgjatjen e punës apo përvojës së punë numri me i madh i infermerëve të intervistuar ishte me 28 infermierë ose (56.00%) kanë përvojë mbi 10 vite punë, pjesa me e madhe e ishin te kënaqur me punën apo apo satisfaksionit të përgjithëshëm gjegjësisht 56.00% ose 28 infermierë. Në pyetjen Më mire tani se 12 muaj më pare pjesa me e madhe e infermierëve nuk pajtohen 24 infermierëose (48.00%) dhe nuk pajtohen plotësishtë 6 infermierë apo (12.00%)

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2926

Included in

Nursing Commons

Share

COinS