Date of Award

Spring 4-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science and Engineering

First Advisor

Blerim Zylfiu

Language

Albanian

Abstract

Pasi bota u godit nga një pandemi e cila bëri që të mbyllen shkollat, mësimi nëpër shkolla u vendos të vijonte online. Kjo bëri që shumë gjëra tradicionale të shkollave si ditarët e shumë gjëra tjera të mos përdoren më. Synimi i këtij punimi është zhvillimi i një ditari elektronik ose E-Ditari. E-Ditari është një web aplikacion i cili bën zgjidhjen e këtyre problemeve duke zëvendësuar ditarët e shkollave të ndryshme. Programi ndahet në dy pjesë, atë të nxënësit/prindërit si dhe mësimdhënësit/stafit të shkollës. Qasjen në program mund të bëhet përmes internetit duke përdorur shfletuesit si dhe qasje do të kenë vetëm personat e autorizuar duke u identifikuar me e-mail dhe fjalëkalim. Nxënësit/prindërit mund të shohin të dhënat e tyre, vlerësimin e tyre nga mësimdhënësi, orarin e lëndëve, mungesat e tyre, vërejtjet si dhe njoftimet të cilat i ofron shkolla. Ndërsa në pjesën e mësimdhënësit/stafit shkollor ofrohet menaxhimi i shkollës dhe i klasave duke ofruar krijimin e klasave, shtimin e nxënësve dhe prindërve, vlerësimin e tyre, shtimi i mungesave, vërejtjeve, shtimin e lëndëve, mësimdhënësve si dhe krijimin e orarit. Ofron edhe ndarjen e roleve sipas përgjegjësive të stafit të shkollës. Pasi aplikacioni i ruan të dhënat në databazë mundëson edhe nxjerrjen e menjëhershme të raporteve dhe kalkulimeve të ndryshme që nevojiten. Aplikacioni është i ndërtuar me teknologjitë HTML dhe Bootstrap në pjesën e ndërfaqës së përdoruesit kurse në pjesën e serverit është përdorur frameworku Laravel që ofron siguri të lartë ndaj sulmeve të ndryshme kibernetike duke mbrojtur të dhënat e aplikacionit si dhe mundëson mirëmbajtje të lehtë, dhe performancë të mirë. Implementimi i aplikacionit mund të bëhet në një server të fuqishëm i cili mund të përballojë trafik të madh të përdoruesve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2776

Share

COinS