Date of Award
Spring 3-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Ilir Ahmetgjekaj
Language
Albanian
Abstract
Unë si infermiere e ardhshme, pretendoj të jem në shërbim të qytetarëve duke ju ndihmuar që të tejkalojnë sëmundjet dhe vështirësitë e tyre gjatë sëmundjeve, si nga aspekti profesional ashtu edhe nga aspekti i këshillimit dhe përkrahjes morale, duke i përdorur përvojat gjatë praktikave dhe gjatë dëgjimit të profesorëve dhe profesoreshave tona të nderuara që janë munduar maksimalisht që t`na japin njohuri profesionale dhe shkencore gjatë këtyre tri (3) viteve të studimeve. Ky punim është i fundit gjatë studimeve të mija, por besoj që nuk do të jetë i fundit nga ana ime profesionale gjatë viteve në vazhdim.
Titulli i temës që më është caktuar (Kanceri kolonit dhe kujdesi infermieror) është shumë i mirë dhe shumë aktual. Fatkeqësisht një përqinde e madhe e të sëmurëve me kancer të kolonit janë edhe në Kosovë. Prandaj me shumë deshirë jam munduar që të trajtojë këtë temë me një kujdes të veçantë, sepse ndihma e infermiereve është shumë e nevojshme dhe shumë e mirëpritur nga ana e pacientëve dhe e mjekëve. Është obligative që një infermier/e të jetë i/e informuar mirë dhe e gatshme për ndihmë të pacienteve me kancer të kolonit dhe në pergjithësi në ndihmë të pacienteve në përballimin e çfardo situate të tyre. Profesioni i infermierit/es është human dhe po aq profesional/e, sepse jo çdo kush që ka dëshirë të ndihmojë mund të bëhet infermiere, prandaj gjatë këtyre viteve të studimeve jam munduar që të marrë njohuri nga ligjeratat dhe nga përvojat të cilat profesorët/profesoreshat e nderuar/a kanë ndarë me neve dhe janë treguar shumë profesional dhe korrekt.
Recommended Citation
Halimi, Nermina, "KANCERI I KOLONIT DHE KUJDESI INFERMIEROR" (2021). Theses and Dissertations. 2652.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2652