Date of Award

Fall 9-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Alfred Marleku

Language

Albanian

Abstract

Ky punim analizon mënyrat në të cilat misionet paqeruajtëse të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ndikojnë në përparimin demokratik dhe qëndrueshmërinë e paqes në shtetet e pas luftës. “Konsiderohet se pas një konflikti, misionet paqeruajtëse të OKB-së garantojnë siguri dhe krijojnë stimuj relevant për aktorët e përfshirë për të fashitur dallimet përmes mjeteve demokratike” (Joshi, 2013). Ky punim synon të argumentoj se misionet paqeruajtëse ndihmojnë në fillimin e një procesi demokratik të tillë që rivalët e mëparshëm mund të kërkojnë qasje në pushtet dhe burime, pa përdorur konfliktet e armatosura. Për të arritur në këtë përfundim, punimi ekzaminon nëse paqeruajtja e OKB-së arriti të nxisë përparimin demokratik në shtetet e pasluftës dhe nëse ky progres demokratik do të kontribuonte në qëndrueshmërinë e paqes. Punimi përbëhet nga V kapituj. Në kapitullin e parë bëhet shtrimi i problemit dhe argumentohet për rëndësinë e trajtimit të kësaj teme. Kapitulli i dytë trajton metodologjinë dhe relevancën e përzgjedhjes së qasjeve të caktuara metodologjike për analizimin e të dhënave, aty shtrohen edhe pyetjet kërkimore të cilave punimi mëton t’ju jep përgjigje argumentuese. Në kapitullin e tretë trajtohet ideja e shfaqjes së misioneve paqeruajtëse dhe evoluimi i tyre gradual në përputhje me rrethanat politike globale. Rastet studimore, sukseset dhe dështimet e tyre, trajtohen në kapitullin e katërt.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.248

Share

COinS