Date of Award

Spring 5-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Veton Zejnullahi

Language

Albania

Abstract

E përballur vazhdimisht qysh nga ekzistimi i shoqërisë njerëzore me konflikte të nivelit dhe përmasave të ndryshme si ato lokale, rajonale por edhe globale, dhe duke bërë përpjekje të vazhdueshme për parandalimin e tyre, diplomacia ndërkombëtare dhe qendrat e vendosjes përzgjodhën metoda të ndryshme për parandalimin dhe zgjidhjen e tyre duke arritur marrëveshje politike mes palëve në konflikt. Duhet thënë se gjatë këtyre konflikteve janë vrarë me miliarda njerëz përgjatë tërë historisë së njerëzimit, por janë shumë të paktë në numër ata që e kanë marrë dënimin ata që ishin shkaktarë për vrasjen e tyre. Andaj duke i parë këto fakte dhe duke pretenduar që të ndikojë në parandalimin e tyre, qendrat e vendosjes themeluan gjykatat apo siç njihen ndryshe, tribunalet për dënimin e krimeve të luftës të cilat do të veprojnë nën patronatin e OKB-së. Në këtë punim diplome do të mundohemi të hedhim dritë për punën e këtyre tribunaleve duke filluar nga ai i pari i Nurnbergut për krimet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore e deri te Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë, do të shohim strukturën e tyre organizative si dhe dënimet që ajo ka shqiptuar për akterët që ishin shkaktarë të krimeve gjatë luftës dhe shkeljes së konventave ndërkombëtare. Gjatë punës sime do të intervistojë pjesëmarrës të cilët në një formë apo tjetër ishin pjesë e punës së tyre, qoftë si të akuzuar apo edhe si dëshmitarë dhe përmes bisedës me ata shpresoj që të mësojmë akoma më shumë anën praktike të punës së një tribunali. Fokus tjetër do të jetë edhe fakti se sa efikasë ishin këto tribunale dhe a u arrit qëllimi i themelimit të tyre, pra dhënia e mesazhit të qartë për udhëheqësit e ndryshëm të cilët përmes veprimeve të dhunshme dojnë të arrijnë qëllimet e tyre politike, dhe fakti tjetër se a u arrit qëllimi që shkaktarët e konflikteve të ulen në bankën e të akuzuarve dhe të përgjigjen për krimet e kryera qoftë si individ apo edhe strukturë komanduese

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.307

Included in

Law Commons

Share

COinS