Date of Award
Spring 5-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Ardiana Hajdari
Language
Albanian
Abstract
Hyrje - Hemiplegjia është lëndim i motoneuronit qendror apo paraliz totale e njërës anë të trupit. Hemiplegia mund të jetë e lindur ose e fituar, e tillë si një tumor, ose nga sindromi i një goditje. Paraliza ndodh në anën e kundërt të çrregullimit të trurit, kjo shpjegohet me faktin se axonet motorike nga lëvorja cerebrale hyjnë në palcën oblongata dhe kalojnë në anën e kundërt, prandaj nëse dëmtimi është në hemisferën e djathtë cerebrale ndikon kontrollin motorikë të gjysmës së majtë të trupit. Pasojat e hemiplegjisë nuk janë vetëm funksionale, por edhe estetike, psikologjike, kognitive, sociale dhe të tjera.
Qëllimi i këtij punimi është edukimi shëndetësor rreth sëmundjes së Hemiplegjisë dhe kujdesi infermieror në rehabilitimin e pacientit nga komplikimeve që sjell kjo sëmundje.
Metodologjia - Hulumtimi është i tipit kuantitativ deskriptiv. Të dhënat janë mbledhur përmes anketimit të pacientëve Hemiplegjik, të shtrirë në repartin e Neurologjisë, pranë spitalit Rajonal, prim.dr. Daut Mustafa në Prizren. Në periudhën kohore 22 – 31 Mars, 2021. Anketa ishte anonime dhe vullnetare, me pyetje rreth sëmundjes për të vlerësuar gjendjen reale të tyre, si dhe kujdesit Infermieror që ofrohet për këta pacient.
Rezultatet-Në këtë punim dioplome gjatë hulmutimin tonë kemi marrë 5 pacientë me sindromin hemiplegjik si rezultat gjinia më e prekur është gjinia femrore me 60%(N=3), ndërsa mosha mesatare është mbi 65 vjet(N=3), po ashtu 80% (N=4) kanë edhe sëmundje tjera shoqëruese, sipas rezultateve tona 80% e pacientëve ishin të knaqur me kujdesin e ofruar nga infermierët mirëpo duhet të kenë më shumë bashkëpunim sa i përket transfereve dhe ndërrimit të pozitave pasi që shumica e pacientëve kishin dhimbje të supit.
Përfundim: Edukimi për vetë-kujdesin e personave hemiplegjik mund të përmirësojë performancën e pacientit dhe t'i ndryshojë ata nga një person i varur në një person të pavarur, po ashtu terapia e ndihmuar nga kujdestarët në shtëpi është po aq efektive sa trajnimi i ofruar nga terapisti në spital për përmirësimin e funksioneve dhe cilësinë e jetës pas goditjes në tru.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2850
Recommended Citation
Kryeziu, Altina, "SPECIFIKAT E REHABILITIMIT TEK SINDROMI HEMIPLEGJIK" (2021). Theses and Dissertations. 2643.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2643