Date of Award
Fall 9-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albanian
Abstract
Në kuptimin etimologjik fjala Vilë rrjedh nga Italishtja villa, respektivisht nga Latinishtja villae = shtëpi rurale/ fshati e përcjelle me ndërtesa ferme. Kuptimi, definimi dhe konceptimi i Vilës si objekt dhe entitet gjeografik është zhvilluar dhe ka ndryshuar në kohë dhe hapësirë: - (veçanërisht në Evropën kontinentale) Një rezidencë/ shtëpi fshati e madhe dhe luksoze - Një shtëpi e madhe fshati e epokës Romake, që posedon pronë dhe përbëhet nga ferma dhe ndërtesat e banimit të kompozuara rreth një oborri të brendshëm.
Qysh nga antikiteti Vila ka siguruar një “arratisje” përfundimtare nga stresi i punës dhe ritmi tensionuar i jetës në qytet. Kjo “arratisje” është bërë natyrshëm ne lokacione dhe ambiente qetësuese dhe regjenerues për trupin dhe mendjen, si dhe në lokacione që sigurojnë një tërheqje shpirtërore drejtë një strehe banimi larg nga qyteti.
Ndërtimi i vilave ka evoluar gjatë shekujve. Me kalimin e kohës, ky u bë emri për shtëpi të rehatshme me një kopsht në zona të privilegjuara. Dhe në ditët e sotme një vilë është, para së gjithash, një shtëpi e rehatshme, e ndarë për një familje.
Për fat të mirë, kohët po ndryshojnë, dhe konsumatori aktual gjithnjë e më shpesh i shtyn arkitektët dhe ndërtuesit të krijojnë shtëpi të bukura, komode dhe origjinale që do të përfshinin traditat më të mira të së kaluarës dhe trendët aktuale teknologjike dhe të tjera të kohës së re në ndërtimet periferike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2968
Recommended Citation
Kukaj, Mergim, "Banim Individual – Vilë Banimi" (2021). Theses and Dissertations. 2757.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2757
3.Themeli a2.pdf (36 kB)
4.Bodrumi a2.pdf (109 kB)
5.Baza e Perdheses a2.pdf (153 kB)
6.Baza e Katit 1 a2.pdf (4720 kB)
7.Baza e Kulmit a2.pdf (65 kB)
8.Prerjet A-A B-B a2_compressed.pdf (633 kB)
9.Fasada Jug-Lindore a2_compressed.pdf (1438 kB)
10.Fasada Veri-Perendimore a2_compressed.pdf (1809 kB)
11.Fasada Jug-Perendimore a2_compressed.pdf (854 kB)
12.Detalet a3.pdf (62 kB)
13.Eksterier a2_compressed.pdf (1215 kB)
14.Enterier a2_compressed.pdf (988 kB)