Date of Award

Spring 5-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Bioinformatics & Computational Biology

First Advisor

Hyrije Koraqi

Language

Albanian

Abstract

Ushqyerja është një nga faktorët kryesorë që ndikon në shëndetin e një individi, sidomos gjatë moshës shkollore, me qëllim që fëmija të rritet e zhvillohet mirë dhe të sigurojë shëndet dhe jetëgjatësi më të mirë. Studimet tregojnë se në Kosovë, ashtu si në botë, po shfaqet kërcënimi i mbipeshës dhe obezitetit (sidomos në moshën shkollore) të cilat shpesh pasohen me sëmundje të shumta kronike si në moshë të re edhe në moshë adulte. Qëllimi: Është që fëmijët të jenë sa më të shëndetshëm, më këtë punim jemi munduar që tu ofrojmë sado pak njohuri rreth ushqyerjes së shëndetshme të fëmijëve në shkolla fillore në përgjithësi. Metodologjia: Metoda e anketimit të fëmijëve ne institucionet shkollore është bëre në mënyrë të rregullt, fëmijët kanë qene të gatshëm që të përgjigjen pytjeve që i kamë bëre përmes një pyetësori prej 17 pytjeve gjithsej. Ajo çka më ka bërë përshtypje më së shumti është se fëmijët e preferojnë shumë ushqimin nga fast food-i edhe pse prindërit i kane informuar që është mjaft e rrezikshme për shëndetin e tyre. Rezultatet: Sipas anketimit që kambëre, shkollat në zonat rurale, fëmijët e tyre ushqehem më shumë më ushqime bio, ushqime që i marrin në shtëpi dhe zakonisht pothuajse secili fëmijë dreken e hanë në shtëpi të përgaditur nga nënat e tyre.Ndërsa ne zonat urbane është pothuajse ndryshe fëmijët zakonisht preferojnë ushqime nga fast food-at, ka edhe prej atyre fëmijëve që preferojnë te marrin ushqim nga shtëpija. Diskutimet: Shumica e fëmijëve nuk kanë njohuri se sa vakte ushqimore u rekomandohen të marrin gjatë ditës.Nuk e dine rëndësin e ushqyerjes së mirë të cilen u rekomandojnë prindërit, gjithashtu nuk janë shumë të informuar rreth ushqyerjes së shëndetshme. Të gjitha të dhënat e marra dhe analizat statistikore të kryera janë punuar me programin MS Excel.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2782

Included in

Biology Commons

Share

COinS