Date of Award
Spring 4-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Hajrullah Fejza
Language
Albanian
Abstract
Infarkti i miokardit (IM), është vdekja e një zone të qelizave në zemër si rezultat i furnizimit të reduktuar të gjakut i shkaktuar nga një arterie koronare e bllokuar ose e mbyllur. Shkaqet e tij mund të identifikohen të gjithë mundësitë që çojnë në formimin e pllakave në arteriet koronare – mpiksje të gjakut ose depozita të yndyrës. Infarkt i miokardit është serioz, jo vetëm sepse mund të krijojë mungesë të rëndësishme të kapacitetit funksional kardiak, por që mund të ketë ndikim gjithashtu mbi funksionet e organeve të tjera, të tilla si veshkat dhe truri, prandaj diagnostikimi i tij është me rëndësi jetike. Një infarkt i miokardit është një gjendje emergjente mjekësore dhe mendohet që është një nga shkaqet më të zakonshme të administruara në spitale dhe grupe të kujdesit intensiv. Qëllimi i këtij studimi ka qenë evidentimi i rëndësisë së diagnostikimit dhe kujdesit infermieror të nevojshëm tek pacientët me infarkt të miokardit. Metoda e përdorur për realizimin e këtij studimi ka qenë metoda e shqyrtimit të literaturës e gërshetuar me metodën e vëzhgimit dhe atë analitike deskriptive. Metoda deskriptive analitike është përdorur për të hartuar planet e kujdesit infermieror të bazuar në dy prej diagnozave mbizotëruese në mesin e të hospitalizuarve të infarktit të miokardit. Ky studim, ka ardhur në përfundim se, planifikimi i ndërhyrjes infermierore duhet të bëhet në mbështetje totale të diagnozës infermierore me qëllimin lehtësimin e dhimbjeve, informimin e pacientëve mbi gjendjen e tyre, menaxhimin e frikës dhe ankthit nga sëmundja, mbështetjen e pacientëve në pranimin e ndryshimeve dhe gjendjes ekzistuese në jetën e tyre, këshillimin e pacientëve në pasjen e një jete të shëndetshme. Të kuptuarit e gjendjes fizike dhe lehtësimit të saj, të gjendjes psiko-sociale që fshihet pas kësaj ngjarjeje, frikës apo ankthit të përjetimit dhe ndryshimet që ndodhin është detyrë e të gjithë infermierëve, po aq sa dhe rëndësia e diagnostikimit që në fazë të hershme gjatë momenteve të para.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2777
Recommended Citation
Syla, Edona, "KUJDESI INFERMIEROR TEK PACIENTET ME INFARKT TË MIOKARDIT" (2021). Theses and Dissertations. 2633.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2633