Date of Award
Fall 11-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Political Science
First Advisor
Bekim Maksuti
Language
Albanian
Abstract
Bota në përgjithësi, përgjatë viteve është njohur dhe është përballur me kriza të shumta si në aspektin politik, ekonomik, kultoror e atë të sigurisë. Të gjitha qeveritë e shteteve më të fuqishme të botës kanë bërë përherë përpjekje të shumta në përmirësimin, zhvillimin dhe sigurimin e stabilitetit për qytetarët e tyre. Por kur them këtë kam parasysh që kjo nuk ka qenë dhe akoma nuk është fare e lehtë, e kjo ka rrjedhur si rezultat i vështirësive në fushën e bashkëpunimit ndërmjet shteteve e organizatave më të fuqishme botërore. Në këtë punim diplome, theksi im do jetë pikërisht në këtë fushë por duke vënë në spikamë relacionin, bashkëpunimin, fuqizimin e mardhënieve ndërmjet shteteve dhe organizatave botërore me theks të veҫantë BE – NATO, si një ndër bartëset kryesore për rrjedhën dhe mbarëvajtjen e proceseve të ndryshme përgjatë dekadave. Ne jemi dëshmitarë nëse jo fizikisht, atëherë kemi lexuar apo dëgjuar për luftrat dhe konfliktet e vazhdueshme ndërmjet popujve dhe shteteve të ndryshme. Prandaj, bota dhe njerëzimi kanë pasur nevojë për organizata apo të themi “organe” ligjore, të atilla të cilat do të mundësonin që bota të ndihet në një farë forme e sigurtë për jetën dhe ardhmërinë e tyre, e kjo sidomos vjen në shprehje dekadave të fundit duke pasë parasysh kërkesat e ndryshme të njeriut, fillimisht për sigurinë e ekzistencës së tij e të mos flasim për laramaninë e kërkesave apo kushteve me të cilat bota është ballafaquar përgjatë shekujve. Një shtet është i obliguar t’i ofrojë qytetarit të tij mbrojtje dhe të garantoj siguri për jetën e tij por, duke pasë parasysh faktin që shteti nuk është ҫdoherë i gatshëm apo i aftë në menagjimin apo ballafaqimin e krizave të ndryshme, janë themeluar dhe ekzistojnë organizata të tilla që mundësojnë këtë dhe të cilat rregullohen me ligje, traktate apo kushtetuta unike me të cilat mbulojnë dhe arsyetojnë fushëveprimtarinë e tyre. Formimi i NATO-s dhe Bashkimit Evropian-BE, si dy fuqi botërore aktuale mund të thuhet lirshëm që ka ardhë pikërisht si pasojë e konflikteve të vazhdueshme dhe vështirësive të fuqive botërore për menagjimin dhe zgjidhjen e këtyre konflikteve. Patjetër që në këtë aspekt dhe jo vetëm, rol shumë të rëndësishem kanë pasur dhe kanë personalitete të ndryshme, apo thënë më mirë krerë të shteteve më të fuqishme të botës. Them këtë pasi që, ka qenë pikërisht guximi dhe forca e tyre që ka bërë që iniciativa të tilla të ndërmirren me qëllimin të ofrimit të stabilitetit vendor e atij ndërkombëtar.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.247
Recommended Citation
Salihu, Erza, "NATO DHE BE – PЁRPLASJE APO BASHKЁPUNIM NЁ FUSHЁN E SIGURISЁ" (2017). Theses and Dissertations. 265.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/265