Date of Award

Winter 12-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Ridvan Peshkopia

Language

Albanian

Abstract

Ky studim synon të hedhë dritë mbi aftësinë që ka mesazhi i Bashkimit Europian në ndryshimin e qëndrimit të njerëzve ndaj të drejtave të grave. Literatura mbizotëruese në këtë temë tregon se qytetarët në vendet e Bashkimit Europian njerëzit i kushtojnë pak vëmendje mesazhit të BE-së dhe se ata i krijojnë qëndrimet e tyre për çështjet politike që shqetësojnë vendet e tyre bazuar mbi qëndrimet e partive të tyre dhe qasjeve ideologjike përkatëse. Megjithatë ka fare pak kërkim në këtë fushë kur vjen fjala tek vendet që ende nuk janë antarësuar në BE por që e aspirojnë këtë antarësim. Ne argumentojmë se asimetria e fuqisë mes BE-së dhe vendeve që duan të antarësohen në të bën që mesazhi i BE-së të ndikojë ndjeshëm në ndryshimin e qëndrimit të njerëzve ndaj të drejtave të grave. Ne e testojmë argumentin tonë me të dhëna nga një kampion probabiliteti të mbledhura nga një sondazh eksperimental në Shqipëri në verën e vitit 2015.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.294

Share

COinS