Date of Award
Fall 11-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Political Science
First Advisor
Belul Beqaj
Language
Albanian
Abstract
Arritjes së pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, i kanë paraprirë procese, sfida nga më të ndryshmet.
Ky punim diplome përmban një përmbledhje, kronologji dhe analizë të proceseve të cilat kanë përshkuar Kosovën ndër vite, duke vënë në fokus një ndër bartësit apo njërin ndër elementet kryesore të cilat i kanë paraprirë këtyre proceseve në raste të shumta, respektivisht partive politike.
Gjeopolitika e kohës dhe historiografia kanë dëshmuar që, Kosova është njohur përherë si pikë neuralgjike në të cilën janë ndërthurur interesa të shumta qofshin ato rajonale, evropiane por edhe më gjerë. Por, kjo padyshim që ka sjellur edhe konflikte të vazhdueshme për popullin tonë. Kosova, konkretisht populli kosovar ka qenë me vite të tëra në represion. Ishte koha e ish Jugosllavisë, e pastaj represioni enorm nga Serbia ato të cilat ndikuan që Kosova të mos ndihej asnjëherë e sigurt dhe përherë e ballafaqur me rrezikun. Konliktet ndër vite, krizat, mosmarrëveshjet ҫuan Kosovën e viteve 98 - 99 në një luftë të dhimbshme. Por, ishte Konferenca e Rambujesë e më pas marëveshja e Parisit, të cilat futën Kosovën drejt një zgjidhje të re që u kurorëzua me intervenimin e NATO-së e me përfundimin e luftës. Një vitë më vonë u arrit edhe krijimi i institucioneve të para të pasluftës. Periudha e pas luftës do përbënte një sakrificë plus për Kosovën dhe institucionet e saj. Do ishte periudhë e vështirë, dhe që do kërkonte shumë mençuri, intelekt e diplomaci me qëllim të përgaditjes së një terreni të sigurtë të sendërtimit të idealeve të gjeneratave të shumta, e sidomos idealin për të cilin kishin luftuar e kishin dhënë jetën shumë njerëz, atë të të bërit Kosovën shtet të pavarur e demokratik.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.293
Recommended Citation
Salihu, Elma, "ROLI I PARTIVE POLITIKE NЁ KONSOLIDIMIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS" (2017). Theses and Dissertations. 315.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/315