Date of Award

Fall 10-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Skender Kosumi

Second Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Gjendja e krijuar nga ndërtimet e objekteve të ndryshme pa ndonjë plan dhe pa ndonjë rregull të planifikimit që kanë ndodhur në tërë territorin e Kosovës pas luftës së fundit dhe sidomos ndërtimet e fokusuara në qytete dhe përgjatë rrugëve magjistrale, më shtyri që të mirrem me shqyrtimin e një zone ndërtimi në Komunën e Kaçanikut, përkatësishtë zonën e parë urbane. Edhe pse kjo zonë e ka një plan rregullativ që nga viti 2012, ky plan nuk është marrë parasysh dhe ka qenë pothuajse i pa-zbatueshëm deri në ditët e sotme. Mosmundësia e zbatimit të këtij plani kryesisht është nga shkaku se ky plan është bërë trembëdhjetë vite pas luftës së fundit, ku pothuajse e tërë zona ka qenë me objekte të reja, të ndërtuara me leje ndërtimore por pa ndonjë rregull të caktuar të planifikimit dhe të gjitha këto objekete të ndërtuara nëpër prona private. Punimi i kësaj teme do të ketë për qëllim ofrimin e zgjidhjes më të mirë të mundshme për këtë zonë ku përveq zgjidhjes funksionale dhe estetike të ofroj edhe mundësi për zbatueshmëri. Ky punim diplome do të punohet për blloqet më problematike të zones së parë urbane të qytetit, e cila as me Planin Rregullativ në fuqi nuk kanë mundur të rregullohen. Arkitektura e qëndrueshme kërkon të minimizojë ndikimin negativ mjedisor përmes përdorimit të materialeve të riciklueshme, shfrytëzimit të energjisë diellore përmes paneleve solare, aplikimit të çative të gjelbërta të cilat ndikojnë në ruajte të energjisë dhe zvogëlojnë sasinë e CO2 në ajër. Hulumtimi është bazuar në disa metoda të punës si: metoda e krahasimit, metoda e hulumtimit/analiza, metoda e aplikimeve teknologjike/ kompjuterit, metoda e matjes, metoda e vrojtimit. Këto metoda kanë ndihmuar për sigurimin e informatave dhe arritjen e zgjidhjes përfundimtare, ndërsa instrument i hulumtimit është intervista me qytetarë të ndryshëm, si dhe analiza dhe shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.2855

Included in

Architecture Commons

Share

COinS