Date of Award

Winter 2-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Selami Syla

Language

Albanian

Abstract

Ky studim ka si qëllim të jap një përshkrim të qartë të koncepteve dhe termave të menaxhimit te burimeve njerzore ne institucionin perkates. Studimi i menaxhimit në shërbimet publike ka të bëjë me rregullimin e marrëdhënies së punësimit dhe është një fushë në të cilën kontribuojnë një shumëllojshmëri disiplinash. Menaxhimi merret me vlerat themelore të marrdhënjeve ndërnjerëzore, vlera të tilla janë pjesë e shoqërisë dhe natyrshëm reflektohen në cdo aspekt po ashtu në zhvillimin dhe mirëfunksionimin e administratës publike. Punonjësit janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri edhe objektivat e tyre personale, apo e thënë ndryshe ajo çka duan ata të arrijnë nga qenia dhe puna e tyre në organizatë është e shumllojshme. Menaxhimi është një koncept i gjerë i cili na shfaqet në cdo sferë të punës dhe na bën më të suksesshëm duke shtuar kështu më shum produktivitet në punë por gjithmonë kjo nxitet nga shpërblimi që marrim e që në këtë rast është mjet menaxherial. Ky hulumtim shfaq këta faktor të menaxhimit i cili ka ndikim të madh tek punonjësit administrativë. Qëllimi i këtij studimi është të pasqyrojë mënyrën e funksionimit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Postën Telefonike të Ferizaj-it duke u fokusuar dhe pasqyruar konkretisht rastin e vlerësimit të performancës në Institutin e Statistikave dhe kënaqësise në punë te punjonjësve mbështetur edhe në përfshirjen apo drejtësinë që ata perceptojnë nga vlerësimi i performancës. Përgjat studimit do të mund të shohim konkretisht jo vetëm praktikat e sotme të zhvillimit të karrierës dhe vlerësimit të performancës në administratën publike por edhe përfshirjen e zhvillimit dhe perceptimin e vetë punonjesve në lidhje me vlerësimin e performacës duke bazuar në analizën e një studimi konkret të mbështetur në pyetësorë të plotësuar nga vet punonjesit e Postës së Ferizaj-it.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.264

Share

COinS