Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Blerim Zylfiu

Language

Albanian

Abstract

Duke analizuar vështirësitë e procesit të punës në përgjithësi, rendësinë e mbarëvajtjes së saj dhe kompleksitetin e saj, kjo temë synon që të ofrojë një zgjidhje që sado pak ta lehtësojë menaxhimin e këtij procesi. Në çfarë kohe punëtori shfaqet në punë, e kur del nga puna, detyrat e caktuara për të dhe sa i realizon ato punëtori, pajisja e tij me kontratë, këtyre, e problemeve të ngjashme me to, progarmi i krijuar, synon t’u japë zgjidhje. Rëndësia e kësaj teme dhe asaj që kjo temë shtjellon qëndron në atë se shpesh herë kemi parë keq shfrytëzime si nga ana e punëmarrësve ashtu edhe nga ana e punëdhënësve, e përmes këtij aplikacioni që do të mundësojë menaxhimin e orarit të punëtorëve, vlerësimin e performances, vendosjen e kompensimit, sigurimit, përfitimeve, motivimin e punëtorëve, vendosjen e marrëdhënieve të duhura mes dy palëve, sigurimin e mirëqenies dhe shëndetit të punonjësve në përputhje me ligjet e punës, do të arrihet që problemet që i permendëm më parë të mënjanohen. Përmes shfletimit të literaturës e kësisoji gjetjes së fakteve, materialeve, projekteve e hulumtimeve të ngjashme dhe përmes metodës së implementimit kam arritur që t’i shkoj në fund krijimit të këtij aplikacioni, i cili ndodhet në internet, e të dhënat ruhen në, një server, e kështu në “mënyrë online” mund të aranzhohen të gjitha veprimtaritë e problemit të paraqitur e shtjelluar këtu.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2865

Share

COinS