Date of Award
Winter 2-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Zaim Gashi
Language
Albanian
Abstract
Në këtë punim do të paraqes një përmbledhje të detajuar rreth kujdesit infermieror tek pacientët me sëmundje renale kronike. Njohja fillimisht me përkufizimet e sëmundjes, etiologjinë, patofiziologjitë e sëmundjes, trajtimi, përcaktimin e diagnozës, dhe rolin e infermierës në sëmundjen renale kronike.
Insuficienca renale kronike është dëmtim progresiv dhe i pakthyeshëm i funksionit të veshkave. Veshkat ngadalë humbin aftësinë e tyre për të eleminuar toksinat dhe për të kontrolluar vëllimin e ujit në trup. Në shumicën e rasteve, situata e sëmundjes kronike të veshkave arrihet, pas një periudhe të ndryshueshme kohore, kështu që mund të duhen vite nga fillimi i diagnozës fillestare për të arritur fazën kronike.
Ky punim është realizuar me qëllim të zgjerimit të njohurive të infermierëve të ardhshëm, per të identifikuar dhe trajtuar problemet, sëmundjet kardovaskulare, diabetike te cilat jan shkaktare kryesore per Insuficiencë renale kronike, dhe kryesisht kujdesi infermieror ndaj tyre.
Metodologjia: Kemi kryer nje studim retroprespektiv tek pacientet me Insuficiencë renale kronike të shtruar dhe të trajtuar ne Kliniken e Nefrologjise QKUK-Prishtinë gjate periudhes kohore Janar- Qershor 2020. Për marrjen e të dhënave janë shfrytëzuar protokollet e pacientëve në Kliniken e Nefrologjise.
Rezultatet: Gjatë kësaj periudhe te caktuar kohore 126 pacient kanë qenë të prekur me Insuficiencë renale kronike.
Përfundimi:Përmes këtij punimi kemi arritur të theksojmë rëndesinë e rolit të infermierës në kujdesin e pacientëve me Insuficiencë renale kronike, të hulumtojme etiologjinë e sëmundjes, shkaktarët, simptomat, diagnostifikimin, trajtimin, parandalimin, dhe përkujdesi për pacientët e sëmurë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2674
Recommended Citation
Bytyqi, Arbresa, "KUJDESI INFERMIEROR TE TË SËMURIT ME INSUFICIENCË RENALE KRONIKE" (2021). Theses and Dissertations. 2171.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2171