Date of Award
Spring 6-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Abdullah Gruda
Language
Albanian
Abstract
Hyrje: Kënaqësia e punës së infermierëve është një aspekt shumë i rëndësishëm dhe një pikë shqetësimi për cdo organizatë shëndetsore. Infermierët kanë vendet më të shumta të punës në këto institucione, dhe zëvendësimi i personelit është i kushtueshëm dhe konsumon shumë kohë. Në punën spitalore shumë kolegë infermierë janë të ekspozuar ndaj niveleve të ndryshme të kënaqësisë në punë, por cfarë i bën infermierët të jenë të kënaqur ose jo me profesionin e tyre, të cilin mund ta kenë zgjedhur edhe vetë. Qëllimi i punimit: Qëllimi i këtij punimi ishte vlerёsimi i kënaqshmërisë në punë i infermierëve me kushtet e punës së kujdesit parësor. Metoda: Në këtë studim morën pjesë 62 infermierë nga Lipjani, që u përgjigjen pyetjeve të pyetësorit për të parë nëse ata ishin të kënaqur me punën e tyre dhe nëse kishte faktorë që ndikonin në këtë kënaqësi. Rezultatet dhe rekomandimet: Satisfaksioni i infermierëve me kushtet e punës në kujdesin parësor në Lipjan është në shkallë mesatare Pakënaqësitë më të mëdha janë në : numrin e orëve të punës gjatë javës, me pushimin e lehonisë, me fuqinë e infermierëve në vendimmarrje, me nivelin e përgjigjësisë në punë, e punën jasht ndërrimeve. Kënaqësia e profesionistëve shëndetësor është lidhur ngushtë me nivelin e autonomisë, kushtet e punës, respektimin dhe njohjen e punës që po bëhet, personeli i duhur dhe i mjaftues hëm, marrëdhëniet e mira midis ekipit, paga, përkushtimi ndaj punës dhe përfshirja profesionale.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2882
Recommended Citation
Buja, Leonard, "SATISFAKSIONI I INFERMIERËVE ME KUSHTET E PUNËS NË KUJDESIN PARËSOR NË LIPJAN" (2021). Theses and Dissertations. 2696.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2696