Date of Award

Spring 5-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Sejdi Statovci

Language

Albanian

Abstract

Hyrje: Abdomeni akut është problemi shëndetësor më i zakonshëm i fëmijëve të pranuar në Emergjencën e Fëmijëve dhe një dilemë e madhe në lidhje me trajtimin nga ana e klinicistëve mjekësor. Kjo gjendje patologjike i referohet së pari një dhimbjeje që fillon papritur dhe zgjatë me orë, e shoqëruar me manifestim klinik të ndryshëm në varësi të etiologjisë bazë. Duke marrë parasysh që kemi të bëjmë me një patologji me etiologji multiple, komplikimet e gjendjës shëndetësore dhe perfundimi me letalitet kërkojnë një vendim sa më të shpejtë në lidhje me një trajtim kirurgjik emergjent apo një ndërhyrje kirurgjike elektive. Qëllimi i studimit: Identifikimi i mangësive në përkujdesjen infermierore të fëmijëve me abdomen akut dhe nxjerrja e rekomandimeve për avansimin e kësaj përkujdesjeje. Përcaktimi i aspektit epidemiologjikë të abdomenit akut si dhe ofrimi i njohurive të përgjithshme për përsonelin shëndetësor, infermierët në lidhje me kujdesin shëndetësor të pacientëve pediatrik me abdomen akut. Materiali dhe metodologjia: Ky punim është një hulumtim retrospektiv i realizuar në kuadër të hulumtimit tim të diplomës në nivelin bachelor. Të dhënat në këtë hulumtim janë marrë nga protokolli i pacientëve të trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në periudhën Janar- Dhjetor 2020. Rezultatet: Ky hulumtim i cili ka përfshirë 406 pacientë, të moshave të ndryshme dhe etiologjive të ndryshme të cilat janë manifestuar me abdomen akut, dominonte gjinia mashkollore me 270 raste (66.5 %) krahasuar me gjininë femrore me 136 raste (33.5 %). Në bazë të moshës së pacientëve pediatrik dominonin moshat 12 dhe 13 vjeçare me nga 44 pacientë (10.8%), ndërsa vendbanimi nga i cili vinin më së shpeshti pacientët me abdomen akut ishte Prishtina me 100 raste (24.63%). Këto të dhëna ndryshonin sipas etiologjisë bazë e cila ka shkaktuar abdomenin akut. Konkluzionet: Abdomeni akut është një gjendje shëndetësore e cila kërcënon jetën e pacientëve pediatrik nëse nuk diagnostifikohet dhe trajohet me kohë. Duke marrë parasysh që kjo gjendje shëndetësore paraqet një sfidë diagnostifikuese, njohja me etiologjinë bazë, manifestimin klinik, diagnostifikimin dhe trajtimin e saj është esenciale për menaxhimin adekuat.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2880

Share

COinS