Date of Award

Spring 5-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Florin Aliu

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i këtij punimi kërkimor është zhvillimi i analizës së sektorit të mikrokredisë në Kosovë,identifikimi dhe analiza e përbërësve që ndikojnë në përcaktimin e normave të interesit për mikrokreditë në vendin tonë. Për më tepër, hulumtimi do të vlerësojë nëse IMF-të dhe normat e interesit janë nëpërputhje me planet e tyre të biznesit, si dhe do të bëhet krahasimi i normave të interesit të Kosovës me vendet ballkanike.

Objektivë e këtij hulumtimi është dhe përcaktimi i faktorëve që ndikuan në rritjen e normave të interesit gjatë vitit 2018/2019 dhe në revokimin e licencave të IuteCredit-it dhe Monegos në Kosovë. Metodologjia e hulumtimit është kualitative, një inkorporim i të dhënave sekondare përmes artikujve akademikë dhe hulumtimeve primare të të dhënave të kryera përmes intervistave dhe anketës. Rezultatet e pritura të studimit theksojnë rëndësinë e vendimit të BQK-së rreth revokimit të licencave të IuteCredit-it dhe Monegos, si dhe nevojën për shërbime mikrofinanciare në vendin tonë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2864

Share

COinS