Date of Award

Spring 5-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Yllka Krasniqi

Language

Albanian

Abstract

Depresioni pas lindjes zakonisht shfaqet në muajt e parë pas lindjes. Shkaku i saktë që e shkakton atë nuk dihet por duket se pamja e tij lidhet me ndryshimet hormonale gjatë dhe pas lindjes. Rrethana të tjera të tilla si shtatzënia e padëshiruar, mungesa e mbështetjes familjare ose probleme financiare, ndër të tjera, mund të rrisin rrezikun e vuajtjes nga depresioni.

Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është evidentimi i rëndësisë së diagnoztikimit, ndërhyrjes dhe trajtimit në kohë të depresionit postpartum, duke evidentuar maksimalisht stigmat dhe nxitur nënat e reja që të drejtohen tek profesionisti nëse ata mendojnë se po përjetojnë ndryshime dhe çrregullime emocionale në një kohë të shkurtër.

Metodologjia e përdorur për realizimin e këtij hulumtimi është metoda sasiore e gërshtetuar me atë cilësore. Për të dhënat sekondare është bërë shqyrtimi i literaturës relevante mbi temën e marrë në studim, duke ndërtuar një sfond të përgjithshëm të sëmundjes, ndërsa për sa i përket të dhënave primare kemi marrë INVENTARIN E DEPRESIONIT (BECK), të përshtatur në gjuhën shqipe nga Instituti Europian i Tiranës. Ky inventar ka qenë dhe baza e pyetësorit duke i shtuar atij vetëm 3 pyetje demografike dhe 7 pyetje të tjera që lidhen me depresionin postpartum.

Ky punim ka ardhur në përfundim se kujdesi infermieror në depresionin postpartum duhet të ketë një rol informues dhe udhëzues. Pacientet duhet të pajisen me informacionin e nevojshëm në lidhje me këtë çrregullim dhe mënyrën më të mirë për ta përballuar atë. Duhet të këshillohen teknikat e relaksimit dhe udhëzimet adekuate të pushimit. Për më tepër, derisa zgjat shtrimi në spital, pacientes duhet t’i sigurohet mbështetje emocionale dhe do të krijohet një klimë besimi midis pacientit dhe stafit infermieror.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2841

Included in

Nursing Commons

Share

COinS