Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Hasan Metin

Language

Albanian

Abstract

Sistemi pensional në Kosovë përgjatë tri dekadave të fundit ka pësuar ndryshime të njëpasnjëshme. Shkas për këto ndryshime pa dyshim ishin zhvillimet ekonomike dhe ato politike. Zhvillimet politike ishin më të rëndësishmet, kjo për faktin se pas luftës së fundit Kosova nuk kishte një fond të pensioneve. Aktualisht sistemi pensional në Kosovë është i përbërë nga tri shtylla: 1. Shtylla e I – paraqet pensionin bazë të cilin e gëzon cdo qytetarë i Kosovës, kur arrin moshën 65 vjecare. 2. Shtylla e II – është Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, i cili financohet me kontribut të definuar. 3. Shtylla e III – janë fonde vullnetare. Bazuar në faktin e lartpërmendur ky hulumtim është përqëndruar te institucionet përgjegjëse për menaxhimin e fondeve pensionale të cilët kanë rol esencial në mbarëvajtjen sa më efikase të procesit të pensionimit, sigurimin e financimit social në përputhshmëri me dispozitat ligjore të Kosovës, si dhe do të identifikohen faktorët të cilët ndihmojnë apo pengojnë në menaxhimin e Sistemit Pensional në Kosovë.

Në këtë hulumtim do të diskutojmë për tri shtyllat e sistemit pensional, ndërsa një analizë më e detajuar do të bëhet për shtyllën e II, pra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. FKPK është institucion i themeluar në dhjetor të vitit 2001 dhe ka filluar aktivitetin në gusht të vitit 2002 për të administruar dhe menaxhuar kontributet e obligueshme pensionale (dhe vullnetare) të të punësuarve në Kosovë. Përgjatë këtij hulumtimi do të analizohen mjetet nën menaxhim, menaxhimi i aseteve si dhe më e rëndësishmja do të diskutohen politikat investuese si dhe strategjitë e investimeve, që ky Fond ndjek në mënyrë që të rrit fleksibilitetin e fondit për të përmirësuar performancën në kohë krizash.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2807

Included in

Business Commons

Share

COinS