Date of Award

Winter 1-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Integrated Design

First Advisor

Aferdita Statovci

Language

Albanian

Abstract

Protesta është një nga armët të cilën e përdorin njerëzit e thjeshtë kundër një dukurie e cila nuk ju pëlqen. Jo çdo her ajo duhet të jetë me protestues, një formë tjetër është edhe protesta përmes artit. Qëllimi kryesor i këtij studimi është që veshja të jetë një mesazh për të tjerët. Sot gëzojmë lirin e të shprehurit e cila na mundëson të mendojmë e të shprehemi ashtu siç duam por gjithmonë duke pas parasysh që e drejta jonë është deri aty ku nuk e pengon tjetrin. Kohët e fundit, ne jemi dëshmitarë të shumë dukurive negative siç janë: ngacmimet, dhunimet fizike apo psikike e madje edhe abuzimet.

Gjat këtij punimi kam hulumtuar për revolucionin e veshjes në shekullin e Xll, gjithashtu edhe për revolucionin Francez në vitin 1780 dhe ndikimin nga njerëzit me pushtet. Gjat hulumtimit prekëm koleksionet e Walter Wan Beirendonck dhe Jeremy Scott. Këto informacione të cilat i kemi marr nga revistat dhe web-faqet e ndryshme.

Ky studim fletë për historinë e veshjes që nga shekulli i Xll e deri tek veshjet e kohës moderne të cilat janë bërë pjesa e historish falë mesazhit të cilat kanë përcjell.

Veshja është një element shumë i rëndësishëm tek njeriu dhe ne përmes veshjes duam të përcjellim një mesazh. Duke krijuar një kontrast të gjërave negative dhe ato duke i transformuar në energji pozitive e qetësuese, çdoherë duke sjell forma atraktive por jo vulgare.

Ky koleksion është i përberë prej gjashtë veshjeve. Ngjyra kryesore është e gjelbërta e cila kombinohet me të zezën. Materialet të cilat janë përdor janë kadifja, organtini dhe goma. Veshja nuk është vetëm modë por është edhe një mesazh , një inspirim, një protestë, është një copëz arti që ka për qëllim të depërtoj në mendjen dhe personalitetin e njeriut.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2573

Share

COinS