Date of Award
Summer 8-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Information Systems and Security
First Advisor
Ruzhdi Jashari
Language
Albanian
Abstract
Duke pasur parasysh faktin që ne jetojmë në shekullin e XXI-të, shekullin e progresit teknologjik dhe të inovacionit. Sot është fakt që zhvillimet teknologjike i kanë dhënë një dimension tjetër mënyrës se si jetojmë, si informohemi, si komunikojmë dhe si e perceptojmë realitetin. Për gjenerata të tëra sot është e vështirë të imagjinohet jeta e përditshme dhe puna profesionale pa një mori pajisjesh elektronike.
Në këtë kontekst, si çdo fushë tjetër, edhe sistemet financiare në mbarë botën kanë qenë subjekt i avancimeve teknologjike e që as sistemi bankar në Kosovë nuk bën përjashtim nga kjo tendencë , është parë e nevojshme që të bëhet një hulumtim mbi zhvillimin e produkteve dhe digjitalizimin e shërbimeve bankare në Kosovë, përkatësisht në bankat X dhe Y.
Qellimi I ketij hulumtimi eshte te percaktoje se si klientet e bankave kane reaguar ndaj ndryshimeve teknologjike dhe nese ato jane te pranuara pozitivisht apo jo. Ndersa ne anentjetr si objective do te merret specifikisht analiza e 2 bankave komerciale ne Kosove X dhe Y te cilat njekohesisht jane pjese e grupeve me te medha ku edhe sjellja e klientev verehet ne mase me te madhe aq me shume duke e marre parasysh se keto institucione aplikojne dhe implementojne praktika te mira nga bankat ame.
Në pjesën e parë të punimit është bërë rishikim i literaturave të ndryshme nga autorë të ndryshëm vendas dhe të huaj ,artikujve, publikimeve dhe revistave shkencore lidhur zhvillimin dhe digjitalizimin e shërbimeve bankare. Rishikimi dhe përmbledhja nga literaturat e analizuara kanë krijuar një bazë të fortë e cila do të shërbej si pikë referimi për vazhdimin në pjesën praktike të hulumtimit. Pjesa praktike e punimit përmban hulumtim në këtë sferë që është bërë me anë të teknikës së pyetësorit anketues ku janë anketuar 100 klient të kompanive X dhe Y në mënyrë direkt gjatë daljes prej objekteve të kompanive përkatëse pasi kanë kryer shërbimet. Në fund të punimit ,nga të dhënat e fituara nga pyetësorët anketues është arritur deri te përfundimet e caktuara në lidhje me qëllimet e hulumtimit, ku janë nxjerrë rekomandimet të cilat mund t`i shërbejnë kompanive të studiuara.Bakat X dhe Y janë të njohura për mentorin, hulumtuesin dhe UBT, por për qëllime privatësie në këtë punim do të përdoren shkurtesat X dhe Y.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2956
Recommended Citation
Bllacaku, Adonis, "Digjitalizimi i Bankave në Kosovë, Rast Studimi Klientët e Dy Bankave Ndërkombëtare në Republikën e Kosovës" (2021). Theses and Dissertations. 2783.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2783