Date of Award
Spring 6-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Arbër Kadriu
Language
Albanian
Abstract
Shumica e aplikacioneve të sotme në botë janë krijuar duke përdorur një ‘stack’, grup teknologjish të ndryshme. MERN stack dhe MEAN stack janë dy nga stacks më të njohura dhe jashtëzakonisht të fuqishme që përdoren për zhvillimin e aplikacioneve moderne në internet. MERN qëndron për MongoDB, ExpressJS, ReactJS dhe NodeJS dhe MEAN qëndron për MongoDB, ExpressJS, AngularJS dhe NodeJS. Faktori kryesor është që të dy grupet janë nën një ombrellë të vetme të gjuhës JavaScript. Kjo siguron një zhvillim më të shpejtë dhe ndihmon zhvilluesit që të nxjerrin me shpejtësi produktet në treg pasi eleminohet nevoja për të kuptuar gjuhë të ndryshme për të kontribuar si në front-end ashtu edhe në back-end, dhe përfundimisht çon në një ulje të madhe të kostove të zhvillimit dhe përmirëson efikasitetin. Ky punim sillet rreth analizimit të veçorive, avantazhet dhe disavantazhet e MERN stack dhe gjithashtu hedh dritë mbi faktorët kryesorë që luajnë një rol të madh gjatë zgjedhjes së MERN stack. Gjatë zhvillimit të kësaj teze kemi zhvilluar një full-stack aplikacion duke përdorur teknologjitë e Javascript. Aplikacioni është zhvilluar duke përdorur full-stck MERN (MongoDB, ExpressJS, ReactJS dhe NodeJS), ReactJS do të përdorët në frontin në zhvillimin e front-ent, ndërsa NodeJS dhe expressJS do të përdorën për zhvillimin e back-end dhe për të lidhur me bazën e të dhënave, MongoDB. Objektivi kryesor i tezës për autorin ishte të mësonte zhvillimin e full-stack ueb aplikacioneve duke përdorur NodeJS dhe ReactJS. Secila nga bibliotekat e javascript të përmendura më lart u studiuan plotësisht për të krijuar aplikacionin. framework të ndryshëm dhe pikat e tyre të forta u studiuan duke përfunduar në ReactJS edhe si një mundësi e mirë për treg të punës, të mbështetur nga treshja e rregullt Mongo, Express dhe Node. React duke qenë një nga libraritë më të njohura të zhvilluara dhe të përdorura edhe nga Facebook, ofron shumë shërbime në krijimin e një aplikacioni në internet me një faqe të vetme. Teza synon të shpjegojë motivet për përdorimin e Mern full-stack. Kjo tezë vepron gjithashtu si një udhëzim i shkurtër për zhvillimin e një full-stack aplikacioni. Procesi i mëtejshëm i zhvillimit do të shpjegohet në kapitujtë e ardhshëm të kësaj teme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2862
Recommended Citation
Emini, Arlind, "ZHVILLIMI I NJE MERN APLIKACIONI (TOURIST GUIDE)" (2021). Theses and Dissertations. 2677.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2677