Date of Award
Winter 1-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Ibadete Bucaliu
Language
Albanian
Abstract
Sëmundja e diabetit njihet si një nga katër sëmundjet kryesore jongjitëse më e përhapur, duke u bërë një sfidë e madhe e shëndetit publik si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet në zhvillim. Diabeti i tipit 2 përbën më shumë se 90% të pacientëve me diabet dhe çon në komplikime mikrovaskulare dhe makrovaskulare që shkaktojnë shqetësime të thella psikologjike dhe fizike si për pacientët ashtu edhe për kujdestarët dhe vendosin një ngarkesë të madhe në sistemet e kujdesit shëndetësor.
Qëllimi i këtij punimi ishte në vlerësimin e paraqitjes së komplikimeve tjera shëndetësore te personat me DMT2 duke shqyrtuar edhe faktorët që ndikojnë në paraqitjen e këtyre komplikimeve shëndetësore.
Në studim u përfshin një mostër me 60 persona të moshës 40 – 60 vjeq me sëmundjen e diabetit nga Ferizaj.
Analiza e shpeshtësisë së paraqitjes së komplikimeve tek diabetikët u realizua mes të dhënave të përpunuara statistikisht nga grupi i personave të anketuar me diabet të diagnostikuar ferizajas dhe të dhënave nga raporti statistikor ndërkombëtar nga CDC për SHBA-në.Në mesin e diabetikëve amerikan 75.3% raportuan për SKV derisa ferizajasit treguan për SKV 61.6 % e tyre apo 13.7% më pak, derisa në aspektin e komplikimeve neurologjike siq është shputa diabetike amerikanët raportuan në 5.6% kurse ferizajasit treguan në 41% komplikime nga shputa diabetike, konkretisht 35.4% më shumë se amerikanët.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2726
Recommended Citation
Emini, Lindita, "SHOQËRIMI I SËMUNDJEVE TJERA TEK PERSONAT E MOSHËS 40-60 VJET ME DIABET TIP2" (2021). Theses and Dissertations. 2216.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2216