Date of Award

Spring 5-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Xhemail Çupi

Language

Albanian

Abstract

Ambienti jetësor ka rëndësi shumë të madhe në jetën tonë, ku rrjedhimisht duhet të kushtohet shumë rëndësi kujdesit ndaj tij pasi që ambienti paraqet ajrin që ne thithim çdo ditë. Një ndër sfidat më të mëdha që është paraqitur në ditët e sotme, si rezultat i shumë veprimtarive të ndryshme dhe si pasojë e mos angazhimit të instrumenteve shtetërore është edhe sfida e ndotjes së ambientit jetësor në Kosovë. Kjo sfidë deri më tani, ka qëndruar në një farë mënyre e papërballueshme për institucionet tona duke pasur parasysh që kemi mungesë të theksuar të informacionit mbi ndotjen e ajrit, pasojat e ndotjes, masat mbrojtëse ndaj ndotjes etj. Kjo sfidë ka qenë prezentë në vendin tonë, por ajo mori jehonë disa vite më parë, me saktësisht në nëntor të vitit 2016 kur Ambasada Amerikane publikoi të dhëna mbi gjendjen alarmante të ajrit në Prishtinë duke e cilësuar si shumë të dëmshëm dhe duke e kategorizuar me vendet që njihen për ajër të ndotur.

Ky punim fokusohet në sfidat e paraqitura në ambientin jetësor në Kosovë, me theks të veçantë në qytetin e Prishtinës, ku kryesisht ka të bëjë me ndotjen e ajrit, deponitë dhe krejt në fund edhe vendimmarrjen nga niveli qendror dhe lokal. Po ashtu, këtu përfshihen faktorët kryesor të ndotjes, nivelet e tyre, përbërësit dhe kush duhet që të veprojë kundrejt kësaj sfide si dhe në fund rekomandime rreth zgjidhjeve potenciale. Këtu shtjellohen edhe faktorë të ndryshëm dhe shumë aktual që kanë ndikuar në ndotjen e ambientit, kurse në anën tjetër përgjigjja ndaj kësaj sfide shumë e vështirë për shkak të shumë kufizimeve si: buxheti, kapacitetet, infrastruktura etj. Ky problem tani e sa kohë, vetëm ka filluar të trajtohet dhe janë aplikuar disa metoda si kundërpërgjigje, mirëpo ka lënë shumë për të dëshiruar zgjidhjet afatgjate që mund të bëhen kundrejt kësaj sfide.

Nga të dhënat që i kemi shpalosur në punim del si rezultat se se ambienti jetësor në Kosovë nuk është i dëshiruar dhe përbën rrezik për shëndetin e qytetarëve të saj. Ky shqetësim kërkon zgjidhje të menjëhershme dhe afatgjate nga institucionet e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të shmangim pasojat nga kjo ndotje që çdo ditë po bëhet më e papërballueshme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2870

Share

COinS