Date of Award

Spring 6-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mirjeta Domniku

Language

Albanian

Abstract

Inkubatorët e biznesit kanë treguar me kohën që motivojnë inovacionin dhe ndërmarrësinë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ky studim është fokusuar në motivimin e inovacionit dhe ndërmarrësisë përmes inkubatorëve të biznesit në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Prishtinë.

Qëllimi i këtij studimi është të eksplorojë mjedisin e NVM-ve në Prishtinë, duke përfshirë pengesat e inovacionit me të cilat përballen dhe të shqyrtojë se si inkubatorët mund të zbatohn për të përmirësuar situatën e tyre aktuale.

Për të kryer këtë studim përdor një qasje e metodave të përziera, e cila përdori të dy metodat sasiore (pyetësorin e sondazhit) dhe cilësore (intervistat) për të mbledhur të dhëna.

Pas mbledhjes së të dhënave nga pjesëmarrësit në studim është kryer analizimi i tyre dhe rezultatet janë paraqitur në grafikë dhe tabela në përqindje në bazë statistikore për të pasur një pamje sa më mirë të studimit dhe të merret informacioni i duhur për studimin në kohën më të shkurtër.

Nga rezultatet e studimit mund të tregohet që inkubatorët e biznesit kan një ndikim shumë të rëndësishëm në motivimin e inovacionit dhe ndërmarrësisë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Prishtinë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2919

Included in

Business Commons

Share

COinS