Date of Award

Spring 6-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Drita Zogaj

Language

Albanian

Abstract

Hipertensioni është një problem serioz me ndikim të rëndësishme për individët, familjet, komunitetin dhe shërbimet shëndetësore. Hipertensioni arterial përcaktohet rritja e presionit të gjakut përmbi vlerat që konsiderohen normale. Sipas kritereve të përcaktuara nga OBSH (Organizata botërore e shëndetit) vlerat normale të presionit arterial janë rreth 140 mmHg, ndërsa presioni diastolik duhet ti ketë vlerat rreth 90 mmHg. Dihet se presioni arterial nuk është konstant dhe në periudha të ndryshme gjatë ditës ndryshon nga vlerat më të larta gjatë sistolës në vlerat më të ulëta gjatë diastolës së zemrës. Qëllimi i këtij studimi është të kuptojmë se cilët janë faktorët e rrezikut për hipertension, shkaqet e hipertensionit, sëmundjet shoqëruese të hipertensionit, trajtimi, dhe si ofrohet kujdesi infermier pacientëve me hipertension. Përmes këtij hulumtimi, lexuesi do të mësojë se sa është i përhapur Hipertensioni, shkaktarët e tyre, mosha dhe gjinia më e prekur. Të dhënat për këtë studim janë marrë në qendrën kryesore të mjeksisë familjare në Lipjan, nga personat të cilët ishin të diagnostikuar me hipertension arterial. Pjesëmarrësit kanë plotësuar një pytësor i përbërë nga 17 pytje.

Unë si studente e degës së infermierisë jam munduar që përmes këtij punimi dhe studimi të ofrojë material sa më relevant mbi hipertensionin arterial.

Kujdesi infermieror që ju ofrohet pacientëve me hipertension arterial është një kujdes që kërkon kohë dhe përkushtim ndaj pacientit, duke e ndihmuar, mbështetur dhe motivuar në çdo aspekt.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2857

Share

COinS