Date of Award

Spring 6-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Amet Shabani

Language

Albanian

Abstract

Në këtë punim diplome është paraqitur analiza e Rrjeteve Virtuale Private si dhe është përshkruar konfigurimi i tyre. Në fillim shpjegohen konceptet kryesore të rrjeteve komunikuese, të cilat mundësojnë transmetimin e të dhënave në mes të pajisjeve. Paraqitet nevoja dhe rëndësia e përdorimit të komutimit me qark dhe atij me kanale, duke vazhduar me llojet dhe rolin e shtresave të modelit OSI. Dhe si pikë kryesore arrijmë te rrjetet VPN, duke pasuar me analizën krahasuese në mes të llojeve të ndryshme të tyre si dhe përparësite dhe mangësitë e tyre. Shtjellohet edhe siguria e tyre si sfidë kryesore e rrjeteve VPN. Si hap i domosdoshëm është edhe implementimi i protokolleve të sigurisë, ku kërkohet mbrojtja e të dhënave nga qasjet e paautorizuara. Zhvillimi i teknologjisë viteve të fundit ka arritur pothuajse kulminacionin dhe gjithashtu ka prekur çdo fushë të jetës. Avancimi i teknologjisë ka sjell inovacione poashtu edhe në rrjetet VPN, të cilat tashmë nuk e kanë problem qasjen e informacionit me përmbajtje të bllokuar varësisht prej lokacionit gjeografik të përdoruesve, gjë që do të përmendet në kapitujt e mëposhtëm, kur flasim për bllokimin gjeografik. Në fund paraqitet një rast i implementimit të njerit protokoll të sigurisë së rrjeteve VPN, ku hap pas hapi do të shihet konfigurimi në rrjetet Cisco.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2906

Share

COinS