Date of Award

Spring 5-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Besnik Elshani

Language

Albanian

Abstract

Hernia diskale lumbare është një problem që shqetëson një pjesë të gjerë të popullsisë. Zona që më së tepërmi i ekspozohet peshës dhe që vuan më shumë është ajo e belit (lumbare) . Hernitë diskale kryesisht ndodhin në zonën e qafës, të shpatullave, dhe të mesit, ku kjo e fundit quhet hernia diskale lumbare dhe është shkaktari kryesor i dhembjes në zonën e nervit shiatik. Hernia diskale lumbare është një gjendje patologjike e shtyllës kurrizore ne të cilën midis çdo dy kockave të shtyllës kurrizore gjendet një lëndë absorbuese, e cila bën shpërndarjen e peshës në mënyrë të barabartë në trup, kjo lëndë quhet disk dhe pikërisht shtytja e kësaj pjese dhe dalja nga vendi duke krijuar presion mbi palcën kurrizore shkakton të ashtuquajturën herninë diskale. Disku ka trashësi 4-6 mm dhe gjithashtu pengon edhe fërkimin e kockace të shtyllës kurrizore. Dhimbjet e belit mund të shkaktohen si nga hernia diskale ashtu edhe nga sëmundjet që e prekin sistemin muskulo-skeletar,nga ngushtimet në kanalin e palcës së kurrizit apo edhe nga tumoret e kësaj palce. Mirëpo përveç kësaj kjo patologji e shtyllës kurrizore ka edhe disa shkaktar të tillë që e favorizojne sëmundjen: nëse ngrini pesha të rënda ose pas ndonjë rënieje apo rrëshqitjeje, gjatë pleqërisë si pasoj e dobësimit të disqeve, nëse kryeni një punë të vazhdueshme në një pozicion të pavolitshëm për belin dhe të mbingarkuarit e kësaj zone (sforcimi), dobësia e muskujve dhe pesha e rëndë trupore. Kujdesi infermieror ndaj pacientëve me herninë diskale lumbare, duhet të bëhet më kujdesin më të veçantë, ngase pjesa lumbare është një pjesë e trupit mjaft komplekse dhe e ndërlikuar. Përpos trajtimit, pacientëve ju rekomandohet që të kenë kujdes gjatë gjithë kohës, të bëjnë ushtrime të posaçme të fizioterapisë, të përdorin medikamentet adekuate, të bëjnë rehabilitimi i tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2895

Share

COinS