Date of Award
Fall 9-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Political Science
First Advisor
Arian Starova
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi i këtij punimi është të përshkruajë veprimin e Forcës Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Qipro (UNFICYP) dhe të nxjerrë në pah anë të veçanta të rëndësishme të rolit të OKB dhe të misioneve të saj paqeruajtës. Krijimi i misionit UNFICYP dhe i formës së tij janë ndikuar, pjesërisht nga modeli i veprimtarive paqeruajtëse që u zhvilluan dalëngadalë gjatë veprimtarisë së Kombeve të Bashkuara qysh nga themelimi i saj, në vitin 1945 dhe pjesërisht, nga ngjarjet konkrete të zhvilluara në Qipro. Megjithëse shkaku themelor i acarimeve në Qipro mund të lidhet me marrëdhëniet konkrete ndërmjet bashkësive etnike turke dhe greke, ai lidhet edhe me trashëgimië tyre me prejardhje të ndryshme etnike. Një shkak specifik për shpërthimin e dhunës në fund të vitit 1963 mund të gjurmohet në kushtetutën e Qipros të asaj kohe. Një rrethanë e veçantë që vlen të përmendet ka qenë se kanë qenë të gjithë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit që e kanë pranuar krijimin e kësaj force paqeruajtëse. UNFICYP ka provuar të jetë një agjenci efektive për ruajtjen e paqes dhe, sipas pikëpamjes së shumë vëzhguesve, ka qenë një nga përpjekjet më të vlefshme të Kombeve të Bashkuara në këtë fushë. Megjithatë, siç është e mirënjohur tashmë, paqeruajtja në kuptimin më të gjerë përfshin më shumë sesa thjesht ndërhyrjen e një force ushtarake për rivendosjen e rendit dhe ligjit. Bashkë me këtë përpjekje është nevoja për të krijuar kushtet për një zgjidhje themelore. Duke marrë për bazë se ky punim do të pasqyrojë gjendjen e Qipros dhe misionit paqeruajtës, ky punim është i ndarë në gjashtë krerë kryesor, duke përfshirë në to hyrjen dhe referencat. Kreu I përmban hyrjen e punimit e cila ka për qëllim ta informojë lexuesin për përmbajtjen e punimit. Kreu II ka për qëlllim shpjegimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në përgjithësi, dhe veqanërisht strukturën e saj si një organizatë botërore e veqantë. Kreu III përmban historikun e Qipros si shtet, problemet e tij të brendshme, rrjedhojë e të cilave është edhe vendosja e misionit të OKB-së në Qipro – UNFICYP. Në Kreun IV jam munduar të përmbledh gjendjen e Qipros në ditët e sotme, duke përfshirë këtu sukseset që pati UNFICYP, përparimet mes komunitetit grek qipriot dhe turk qipriot etj. Në kreun V shtjellohen qasjet metodologjike që kam përdorur për mbledhjen e të dhënave për këtë punim. Përfundimet dhe konkluzionet e këtij punimi gjenden në Kreun VI.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.259
Recommended Citation
Musliu, Shkelzen, "GJENDJA E QIPROS DHE ROLI I MISIONIT PAQERUAJTËS TË OKB-SË" (2018). Theses and Dissertations. 269.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/269